Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, mori pjesë në Forumin Ekonomik 2016 të Universitetit të Harvardit dhe Fondacionit për Shoqërinë e Hapur, i cili mbylli punimet sot në Sri Lanka.
Nën drejtimin e Nobelistit të Ekonomisë, Joseph Stiglitz dhe Ricardo Hausman, forumi ka çmuar rikthimin e Tiranës në vëmendjen ndërkombëtare pas 4 viteve mungesë. Veliaj, i cili gjatë punimeve të forumit mbajti edhe një fjalë, u vlerësua për reformën kurajoze në pensione, të cilën më herët Banka Botërore e ka cilësuar “një nga më të mirat në botë në konceptim, implementim e komunikim”.
Gjithashtu, kryebashkiaku Veliaj bëri publike edhe nismën e fundit të Bashkisë së Tiranës për të organizuar Konferencën e Donatorëve e Investitorëve për Tiranën në 20 Janar – Tirana Smart City 2016-2026. Bashkia ka përgatitur rreth 100 projekte për investime e mbështetje nga agjencitë ndërkombëtare në vlerën e mbi 200 mln USD.
Projektet variojnë nga PPP për ndërtimin masiv të shkollave, dy terminalet lindore e veriore, rrjeti i korsive të biçikletave, modernizimi i transportit publik, rrjeti i ndriçimit e kanalizimeve, banesat për komunitetin rom e deri te strehat e kafshëve të rrugës. Konferenca që do të mbledhë rreth 500 agjenci donatorësh e investitorë mbështetet e bashkë-organizohet me UNDP.
Gjatë 20 viteve të fundit, si pasojë e një urbanizimi dinamik dhe hyrjes në fuqi të Reformës Territoriale dhe Administrative, Tirana ka pësuar një rritje të ndjeshme për sa i përket mbulimit gjeografik, numrit të popullsisë dhe aktivitetit ekonomik. Sot, sfera e shërbimeve të ofruara nga Bashkia e Tiranës, shtrihet në një sipërfaqe të paktën 25 herë më të madhe krahasuar me vitin 2015.

TURP I MADH!
Ku neshte kjo qe quhet Reforma e pensioneve?
Kjo nuk eshte Reforme,aq me pak e pensioneve!
Ajo eshte vertem reforme per te mbushur arken e shtetit me me shume leke nga kontributet!
DJALLEZISHT quhet Reforme e Pensioneve per PROPAGANDE FASHISTE!
ADMINISTRIMI I PENSIONEVE ne Shqiperi eshte DEGRADUAR deri ne menyren me KANCEROZE te mundeshme!
Legjislacioni per PENSIONET ESHTE RRUMPALLA E MADHE QE GRRYEN TE DREJTAT E SHTETASVE DHE MBUSH XHEPOAT E PUNONJESVE TE PA AFTE E TE KORRUPTUAR TE SIGURIMEVE SHOQERORE!
Nga kjo palo reforme nuk ka fituar SASNJE PENSIONIST pervec DEMAGOGJISE QEVERITARE!
Si nuk ju vjen turp qe i thoni REFORME,kur askush nuk ka marre pensionin qe i takon me keto ligje rrumpalle???
Cfasre reforme i thuhet kesaj rrumpalle kur ligjet jane ne kundershtim me KUSHTETUTEN dhe njeri tjetrit???
Cfare palo reforme eshte kjo kur edhe vete ligjet e rrumpalles vete shteti nuk i zbaton por njerezit torturohen neper gjykata me vite???
Cfare reforme rrumpalle eshte kjo kur juristet e Sigurimeve Shoqewrore NUK MBROJNE LIGJET dhe PENSIONISTET,por vetem INTERESAT DHE URDHERAT E SHEFAVE vetem per te siguruar vendin e tyre te punes???
Ne ISSH dhe DRSSH duhet te bjere TERMET 11 balle!
Te gjithe punonjesit e tyre duhet te SHPORREN prej andej,t’u verifikohet puna nje per nje dhe fajtoret te dergohen ne gjyq!!!
Me pensionet e ish ushtarakeve eshte bere KRIM I MADH nga te gjitha qeveritaret sundues,qe nga kryekrimineli Sali Berisha e deri tek Edi Rama krye mashtruesi i radhes!!
Greqia ndonese e mbytur nga kriza ekonomike,pensionin me te vogel e ka 800 euro,pra 1,200.000 lek me tonat….dhe velia na flet per reforme….operacioni doli me sukses,por i semuri vdiq!
Z. Antonio , po Saliu yt c’beri per pensionet keto 25 vjet ? Ah ,po i rriti pensionet me 5 kafe
ne muaj ,ndersa milionat per xhepin e tij ,familjes se tij dhe lakejve bythlepires …!!!
TURPI I BOTES !!! QENER, MONSTRA, HAJNA,KILLERS..!!!!!