Zgjedhjet për pushtetin vendor nuk do të shtyhen, por do të mbahen në datën e dekretuar, më 30 qershor.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, kandidat zyrtar tashmë edhe për një mandat të dytë, gjatë një interviste televizive, thekson se zgjedhjet do të mbahen në 30 qershor dhe se qytetarëve nuk mund t’u mohohet e drejta për të marrë shërbime nga bashkia.
“Në 30 qershor kemi zgjedhje lokale, kush ka problem me zgjedhjet parlamentare le të shkojë t’i zgjidhë me zgjedhjet parlamentare.
Por, të më thuash mua se nesër nuk do të ketë varrime në Tiranë, nuk do të mbillen pemë, nuk do mbarojë shkolla, nuk do të ketë qumësht nëpër kopshte sepse një parti politike në sondazhe del më pak se 20% në Tiranë dhe ish-drejtuesit të vet nuk i jepet viza amerikane, po ky nuk është problemi im dhe ky nuk është fare problemi i qytetarëve të Tiranës”, u shpreh Veliaj.
Më tej ai nënvizoi se pavarësisht se opozita do marrë pjesë apo jo në zgjedhje, ai garën nuk e ka me kandidatët e tjerë, por me veten, si referendum me qytetarët e Tiranës për punët që janë bërë në këto 4 vite.
.
v.l/ Dita

Po ty kush te pyet ?