“Veliera”, Apeli: Vangjush Dako nuk kreu vepër penale

Ornela

Gjykata e Apelit të Durrësit rrëzon kërkesën e shoqërisë civile dhe thekson se nuk ka pasur vepër penale nga Vangjush Dako në lidhje me ndërtimin e Velierës.

Më herët edhe Gjykata e Shkallës së Parë kishte dhënë këtë vendim, por një grup i shoqërisë civile kishte ankimuar në Apel.

Në tetor Gjykata e Durrësit ka pushuar çështjen në ngarkim të kryetarit të bashkisë Durrës, Vangjush Dako. Mbi Dakon prej muajsh kishte nisur një hetim nën akuzën e “Shpërdorimit të detyrës”, përsa i përket zbatimit të projektit “Veliera”.

Punimet për ‘Velierën’ janë bllokuar prej shkurtit të vitit 2017. Por teksa ky proces pritet të kalojë në të gjitha hallkat e gjyqësorit, situata në qytetin e Durrësit është kjo: Kaos, trafik dhe ndotje.

Për “Velierën” ka nisur procesi edhe në Gjykatën Administrative të Apelit në Tiranë.

o.j/dita

Share This Article
10 Comments
  • E shikoni cbehet? A ka mundesi qe te ndreqet ky sistem i qelbur deri ne rrenje. Gjykata e Apelit favorizon shkaterrimin e qendres historike per nje gangster politik si Dako. Qytetaria ankohet se nuk ka nga kalon por harron te protestoje dhe ti kujtoje plerave te shtetit dhe gjykates se asnje nuk mund te marri vendime per qytetin e tyre. Kush e ka fajin per kete kaos pervec shqiptareve?

  • Dako ,ky pashai i Rames ,ka vjedhur ,ka prishur te gjitha vendstrehimet ,dhene firmave te ndertimit , ne bashkepunim e interes reciprok ,per zmadhim te m 2 per ndertim ,per interesa parash ,nga ky patishah ..Kjo eshte e kondra e ligjshme . Me gjithe se une personalisht , i kam derguar dy letra ,ankese per kete problem min te asj kohe Z Kodheli ,(vendstrehimet jane te varura me ligj nga min e Mbrojtjes ),por si gjithmone anashkalim dhe nje vere ne uje . Me falni ,sinqerisht ,per fjalorin . Por ti more Vangjush Dako ,nuk do ta kesh gjithe jeten avokat PS ,more djale i “ZGJUAR ”
    Qofsh ti o Vangjush ,sinqerisht edhe une e dua lekun qyl ,por kurre nuk do ma mbante nga frika ,te prishja keto vendstrehimet ,edhe sikur florinj me thase te fitoja. Qofsh ti o buuuuudalla ,i trashe .
    Mos kij merak , do te vije per se shpejti radha ,te japesh llogari , pa te llogaritur plazhin e Durrsit ,qe e ke bere beton , ku Kina , India dhe Japonia nuk i mbush dot dhomat me vizitore dot , pamvaresisht ,po te lahesh ne Durre sot mer infeksion . Qe kur je bere kryetar Bashkie ne Durres o Vangjush ,ti nuk je lare as edhe nje here ne kete “plazh ” i thencin . Pergjigju Vangjush ,kam 100 % te drejte e nuk genjej .

  • shkrim koti.objekti i velieres ka lehtesuar trafikun dhe nuk e ka ngarkuar ate.ndotje?percaktojeni shkakun.ne durres po punohet.ndotja nga trafiku mund te kufizohet vetem me kufizimin e qarkullimit.nuk eshte faji i bashkise se ne shkojme edhe per te permjerre me makine.a ka probleme qe lidhen me bashkine?po,zenia e hapesirave publike nga privatet per interesa privatejane vendosur blloqe betoni per te kufizuar token e xanun,madje blloqe beton dhe rampa edhe ne pjesen e hapesires se karexhatave.rruga feim ibrahimi eshte zhdukur fare.policia e rendit dhe ajo bashkiake kalojne cdo dite dhe asnje veprim.

  • Durrsaket jane pa shtylle kurrizore i shker….Dako nga para e mbreapa,ata vetem heshtin.Vetingu duhet te filloj me borgosjen e Dakos qe te ecet perpara.

  • Dako ka bere shperdorime ne Durres. Duhet gjykuar dhe kontrolluar se si jane shpenzuar parate publike. Megjithate projekti i Velieres duhet te perfundoje. Sheshi i meparshem ishte nje ambjent i trishtueshem.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *