Gjatë ditës së djeshme në Velipojë, pranë detit, ka vdekur 60 vjeçarja H.B., banuese në fshatin Magore të Kosovës.
Mësohet se gruaja ndodhej e shoqëruar nga familjarët e saj dhe teksa po merrte rreze dielli, ka humbur ndjenjat.
Çdo ndihmë e dhënë nga të pranishmit ka rezultuar e kotë, pasi 60 vjeçarja ka ndërruar jetë. Nga të dhënat paraprake dyshohet se bëhet fjalë për vdekje natyrale.

Ngushellime familjareve te viktimes.Nuk e kuptoj se perse duhet dhene informacion publikut per cdo vdekje natyrale qe ndodh ne kete vend ?
Njerzit e shkret akoma se dine se djelli nuk esht vetem ilaç por dhe i damshem.
E paskan marre ne qafe gruen e shkret.
Nxetsija dhe çmimet e larta te ujit te pishem,do jen arsyja.
Mbrohuni nga vapa dhe mos u ekspozoni ne djellin e mesdites.