Velipojë, mbytet varka, zhduket një peshkatar

Elton Tafaruci

Një tjetër varkë është mbytur sot në grykën e Vilunit në Velipojë, ku një person mësohet se ka humbur jetën.

Sipas policisë në varkë ndodheshin dy peshkatarë në momentin e ngjarjes dhe njëri prej tyre ka shpëtuar, duke dalë me not në breg pas fundosjes së mjetit të lundrimit.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e policisë dhe polumbarët që kanë nisur kërkimet për peshkatarin e zhdukur/E.T

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *