Në një kohë kur jemi në kulmin e sezonit turistik, pushuesit në plazhin e Velipojës janë përballur sot me një ngjarje aspak të këndshme.
Pasi kanë konstatuar erën e rëndë, qytetarët kanë pikasur në det një kalë të ngordhur që qëndronte sipër ujit dhe në këtë mënyrë nuk mund të hynin në det.
Menjëherë është njoftuar policia kufitare, e cila ka bërë të mundur largimin e kafshës së ngordhur nga deti.
Nuk dihen ende shkaqet e mbytjes së kafshës. Policia ka nisur hetimet nëse ngjarja është aksidentale apo e qëllimshme.



Episode qe ndodhin vetem ketu, dhe ku nuk pergjigjet njeri! Shqiperi hesapi!
Turp. Kush jane ato qe bejne veprime te tilla ?
Me siguri fqinjet, per te larguar turistet nga plazhi me i frekuentuar ne veri. Nje vendas nuk e ben dot, sado budalla te jete.
Kujdes nga provokatoret.
Nuk e di arsyen se perse eshte ne det ai kale i ngordhur. Ponperpara se te thurim ide konspirative ndoshta duhet te durojme qe marrim vesh shkaqet kryesore. Te gjithe lumenjte derdhen ne det!
Specialisti:Me siguri kan dore revizionistet Jugosllav.Po si nuk ka banja publike dhe as plazh publik prap fqinjet kan faj.Po se nuk ka roje plazhi kush ka faj.A faj qeveria per noj gja more specialist qe vetem per lope mund te jesh specialist.Ndonje dite armiqt do siellin edhe ndonje balen te ngordhur.
MIRE SE VINI NE SHQIPERI.