Një sherr mes dy personave ka përfunduar me një të plagosur. Ai është Alfons Ndoka 62 vjeç, ndërsa autori është Vate Lisaj 43 vjeç.
Autori dhe i plagosuri janë të dy nga Velipoja, ndërsa mësohet se sherri ka nisur në një lokal. Ngjarja ka ndodhur pasditen e sotme rreth orës 17:50.
Menjëherë kanë shkuar forcat e policisë të stacionit të policisë Velipojë duke arrestuar autorin.
I plagosuri është dërguar në spital dhe ndodhet jashtë rrezikut, ndërsa po punohet për zbardhjen e shkakut të sherrit.
v.l/ Dita

Është shumë mirë kur policia kujdeset menjëherë dhe historia ka një fund të mirë!