Gjykata e Shkodrës ka vendosur ditën e djeshme masën e sigurisë “arrest me burg”, ndaj 52-vjeçarit Tom B., i cili akuzohet nga vajza e tij e mitur për abuzim seksual përgjatë një viti. Në masa të rrepta sigurie, paraditen e djeshme i dyshuari është dërguar në sallën e gjyqit. Por i pyetur nga gjyqtari i gatshëm për denoncimin nga vajza 14-vjeçare, ai ka mohuar akuzat, duke thënë se ishte një hakmarrje e të bijës për shkak se e kishte dëbuar nga banesa pasi konstatoi vjedhjen e 1 milionë lekëve të vjetra nga kursimet. Por e mitura ka dëshmuar se i ati ishte problematik, konsumonte alkool dhe prej një viti abuzonte me të. Dëshmia është përforcuar edhe nga deklaratat e motrave më të mëdha.
Në gjykatë
“Gjithçka është e sajuar nga dy vajzat e martuara, nuk kam pasur asnjë kontakt me vajzën e vogël. Ajo ka pasur marrëdhënie intime me një djalë më të madh dhe tani më akuzon mua për të më hedhur fajin”, u shpreh 52-vjeçari në gjykatë. Tom B., mohoi kategorikisht ta kishte prekur të miturën. Por ekspertiza rezultoi se vajza kishte kryer marrëdhënie seksuale më parë, por nuk u konstatuan dëmtime të jashtme. Sipas denoncimit, babai abuzonte deri në 4 herë në muaj me të, përgjatë një viti. “Nuk është e vërtetë. Vajza më ka vjedhur 1 milionë lekë. Unë e kam dëbuar nga shtëpia dhe ajo për hakmarrje bashkë me dy vajzat e mëdha po më akuzon kot. Ka pasur lidhje me një djalë tjetër”, ka thënë 52-vjeçari. Ndërkohë që gjyqtari Andri Ymeri ka kërkuar hetime shtesë nga prokurori Xhevahir Lita dhe ka dhënë masën “arrest në burg” për momentin ndaj të arrestuarit.
Ngjarja
Vajza 14-vjeçare M. B., nga fshati Reç i Velipojës, pretendon se ka qenë viktimë e babait të saj. “Babai më ka përdhunuar për disa muaj me radhë”, ka thënë e mitura në polici, e shoqëruar edhe nga dy motrat e mëdha. Gjithashtu është bërë edhe një ekzaminim mjeko-ligjor. Policia arrestoi të hënën 52-vjeçarin me akuzën e “kryerjes së marrëdhënieve seksuale me të mitura nën kujdestari”. Sipas burimeve zyrtare policore, 52-vjeçari është person me precedentë penalë, i dënuar më parë me 15 vite burg për vrasje. Ekspertët konfirmuan se vajza është dhunuar seksualisht për një kohë të gjatë. I dyshuari ka shtatë fëmijë, 2 vajza të martuara dhe të tjerët në shtëpi. Ai ishte liruar pak vite më parë nga burgu dhe familja jetonte në varfëri të plotë.

EEEEEEEEEEEEEEEEEJ cfare botoni?Jeni ne vete?Ky eshte fundi i botes,po ka shtet ta vari per koqesh dhe pike.
Mos u shqetesoni shume:
-KY ESHTE NJERIU I RI KAPITALIST!!!
Ju doni akoma AKSIONE DHE PUNE VULLNETARE???
Jo nuk ka me ashtu!
Tani ka nga keto gjera!
PSE CFARE KEMI DALLIM NE NGA QENTE????
Njelloj!!!
Urime ,o Sale se na ngope me ….qofte!!!
nk ka faj Saliu po njerzit qe ushqejn epshin e tyre
kjo eshte te jesh i lire te besh cte duash.demokraci shqiptare te … ropt e shpise.
Ky eshte fenomen jo i rrallle edhe ne vendet e tjera te Europes. Kur degjova per here te pare per fjalen Incest, ka qene viti 1991, thashe e lumtur dhe krenare se ne Shqiperi nuk ekzistonte kjo fjale. Jam kureshtare te di ka patur Shqiperia para viteve 90 incest ne familje dhe nuk eshte bere teme e hapur apo eshte fenomen i “modernizimit” te pas viteve 90?
Jo vetëm që ka pasur, por edhe ndëshkimet kanë qenë të rralla. Kam jetuar në një lagje të Tiranës me dikë që kishte lënë shtatzënën vajzën e tij. Fëmija i lindur nga kjo marrëdhënie është rritur në familje si të mos kish ndodhur gjë. Këtë e dinin ata të shtëpisë, ndërsa lagjja dyshonte që në fillim, pasi vajza ishte e pamartuar dhe në një gjendje mendore për të ardhur keq, aq sa në fillim shihnin me inat djemtë burra të incestorit. Më kalimin e viteve, kur fëmija filloi të rritej dhe doli në pah një komunikim baba-bir midis tyre, për të gjithë u bë e qartë sesi ishte puna.
Më duhet të shtoj se këtë gjë nuk e dinte vetëm lagjja, por edhe organet policore njëkohësisht. E them këtë duke u nisur nga fakti që babai incestor ishte një AGBV (kështu quheshin zyrtarisht në atë kohë ata që populli i thërriste me apelativin nënçmues 80-lekësha), që spiunonte rregullisht në front, polici, lagje e kudo. Ishte e pamundur, që një shtet, i cili hynte në detajet më të parëndësishme të gjithsecilit, të mos kishte zhbiriluar biografinë e spiunëve të tij. Me këtë arsyetimin e fundit dua të them që jo vetëm ka pasur, por pushteti i mbulonte kur atë gjë e bënin veglat e veta dhe e hiperbolizonte kur e bënin “armiqtë”.
po sikur te mos jete e vertete ku do shkoje ajo kurvicka e vogel 14 vjecare pastaj ?
a mendon ti qe nje vajz 14-vjecare te trilloj dicka te till??????
Personi ne fjale asht nje vrases i denuar disa here. Ne artikull thuhet se nuk ka precedente penal. Ai quhet Tome Bregu.
Mire KOL TIVARI por mos meremi me ndonje ‘prind’ kafshe qe eshte rast i rralle por per ‘bushtrat’ qe po na vene teneqene neper Bote si prostituta e qe demokracine e ‘lirise se Berishes’ e quajne ‘lesh me gjize’.Nuk jane vetem skodranet qe kane ikur per lesh por tere parlamenti i saLeshave