Një aksion i gjerë i policisë, që mori shtysë nga përgjimet për të arrestuar disa të dyshuar për trafik kanabisi, ka çuar në pranga më pas edhe botuesin Henri Çili, për të cilin numërohen 6 akuza si dhe disa persona të tjerë.
Policia e Shtetit ka dalë në një konferencë për shtyp ku Ardi Veliu dha detajet.
Veliu tha se pas një hetimi 6 mujor, nga policia e Gjirokastrës në bashkëpunim me prokurorinë e Përmetit u bë e mundur të dokumentohej veprimtaria kriminale, për falsfikim kartmonedhash, fshehje e të ardhurave, mashtrim etj për një grup të madh personash.
Operacioni policor ishte koduar me emrin “Mezhgorani”.
Kanë vepruar njëherazi gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm, shërbimet e Policisë Gjyqësore në Departamentin e Policisë Kriminale, në bashkëpunim me Drejtoritë Vendore të Policisë Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Fier, Shkodër, Drejtorinë e Forcës së Posacme Operacionale dhe FNSH-në.
Urdhërat e arrestit dhe procedurat gjyqësore janë kryer nga Prokuroria pranë Gjykatës Shkallës së Parë Përmet.
Tha Veliu:
“Si rezultat i punës hetimore e procedurale nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, në bashkëpunim me Departamentin e Policisë Kriminale, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, duke aplikuar metodat speciale të hetimit u bë e mundur të dokumentohej aktiviteti kriminal për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” ‘’Falsifikimi i kartëmonedhave”, “Mbajtja pa leje e armëve të zjarrit dhe lëndëve plasëse”, “Organizimi i lotarive të palejuara”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale”, “Fshehja e të ardhurave”, “Mashtrimi” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.
Si rezultat i provave ligjore të administruara, gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm u bë ekzekutimi i urdhrave të ndalimit të lëshuara nga Prokurori i Çështjes në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Përmet dhe konkretisht:
Xh. S., 37 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
N. M., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
S. T., 38 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. H., 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
S. R., 30 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E. B., 31 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. M., 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E. A., 25 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
L. A., 29 vjeç, banues në Përmet, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E. Ç., 41 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. H., 41 vjeç, banues në Shkodër, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. (S.) H., 37 vjeç, banues në Tepelenë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
E. K., 33 vjeç, banues në Këlcyrë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
A. D. (M.), 56 vjeç, banues në Krujë, i dyshuar për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve”;
Sh. Gj., 56 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprën penale “Falsifikimi i dokumenteve”;
S. F., 60 vjeç, banues në Tiranë, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”, i dyshuar për veprat penale për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;
B. F., 57 vjeç, banues ën Shkodër, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve” dhe “Mashtrimi”;
H. Ç., 45 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Fshehja e të ardhurave”, “ Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimit”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave qe ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim.
E. (G.) A., 34 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” “Mashtrimi”, “Prodhimi dhe shitja e narkotikeve” dhe “Armëmbajtja pa leje”.
I. K., 38 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikimi i dokumenteve”, “Mashtrimi”, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike” dhe “Falsifikimi dokumenteve” në bashkëpunim;
L. J., 56 vjeç, banues në Patos, i dyshuar për veprat penale “Falsifikim te dokumenteve”dhe “Mashtrimi”;
A. A., 20 vjeç, banues në Lazarat, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;
E. H., 33 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Armëmbajtja pa leje”;
R. T., 32 vjeç, banues në Tiranë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
K. M., 40 vjeçe, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
E. X., 32 vjeç, banues në Fushë Krujë, i dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit në krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
K. B., 24 vjeç, banuese në Tiranë, e dyshuar për veprat penale “Përkrahja e autorit ne krim” dhe “Moskallëzim krimi”;
A. B., 20 vjeç, banues në Ballsh, i dyshuar për veprat penale “Organizimi i lotarive pa lejuara”dhe “Moskallëzim krimi”;
Gjithashtu, në kuadër të operacionit janë shpallur në kërkim 6 persona dhe ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për 12 shtetas të tjerë, për vepra të ndryshme penale që kanë lidhje me procedimin.
Më parë është bërë arrestimi i shtetasve:
E. B, banues në Shkodër, arrestuar më datë 23.12.2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve kryer në bashkëpunim”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
S. S, banues në Përmet, arrestuar më datë 18.10.2019, për veprën penale , aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
Z. B., banues në Shkodër, arrestuar më datë 31.10.2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në shtëpi”;
I. R., banues në Shkodër, arrestuar më datë 23.12.2019, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotike”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
F. R, banues në Tepelenë, arrestuar më datë 22.02.2020, për “Armëmbajtje pa leje”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
E. A., banues në Tiranë, arrestuar më datë 23.02.2020, për veprën penale “Armëmbajtje pa leje”, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
D. D., banues në Përmet, arrestuar më datë 23.02.2020, aktualisht me masë sigurie “Arrest në burg”;
Këtyre personave ne 4 episode te ndryshme kohore iu është bërë e mundur t’i sekuestrohet sasia prej 128 kg lëndë narkotike cannabis sativa, droga të forta në formë dozash heroine dhe kokaine, 2 kallëpe lëndë plasëse tritol, shuma parash prej 10 million lekësh, shuma prej 7500 euro, 3500 euro të dyshuara të falsifikuara, 7 automjete, dokumente të dyshuara të falsifikuara dhe kontrata noteriale të ndryshme.
Në kuadër të operacionit, sot më datë 28.02.2020 u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Përmet për kontrollin e 61 banesave, 10 ambienteve Njësi Shërbimi, kontrollin e 33 automjete dhe gjatë ekzekutimit të këtij vendimi u sekuestruan:
3 pushkë automatike me silenciator, 2 automatik kallashnikov, 8 kallëpe lende plasëse tritol, 620 fishekë, 2 granata difensive, 71 krehër fishekësh, 13 automjete te markave te ndryshme, 40 telefona celular, dokumente noteriale, kontrata, certifikata pronësie të ndryshme dhe një sasi lënde narkotike cannabis sativa.
Në këtë operacion u angazhuan 15 grupe të reparteve të FNSH Shkodër Fier e Tiranë, Forca e Posacme Operacionle në Policisë e Shtetit dhe shërbimet e DVP Gjirokastër, Tiranë, Durrës, Elbasan, Fier e Shkodër.
Nga ana jonë u kryen veprimet procedurale dhe materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Prodhimi dhe shitje narkotikeve “Mbajta pa leje e armëve luftarake dhe municioneve”, “Pastrim i produkteve të veprës penale apo veprimtarisë kriminale, “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm”, Falsifikimi i kartëmonedhave”, Falsifikimi i dokumenteve”, “Moskallëzim i krimit”, “Përkrahja e autorit të krimit”, “Mashtrimi”, “Fshehje te ardhurave”, Organizimi i lotarive te palejuara”, “Shpërdorim detyre”
Operacioni është në vijim e për këtë arsye nuk mund të bëjmë me dije detaje që cenojnë vijimësinë e operacionit”.
*****
Si mori përsipër Çili lirimin e Alikove për 750 mijë euro, mund të lexohet duke klikuar KËTU
Vëllezërit Aliko nuk ishin thjesht vrasës policësh, mund të lexohet duke klikuar KËTU
Si u vra Ibrahim Basha, mund të lexohet duke klikuar KËTU
d.a. / dita

Ky nuk është asgjë.
Sandër Frangaj e mblidhte Gjykatën e Lartë tek vila në Lundër me një fishkëllimë
ky eshte komenti me Fantastik ,
qe tregon aq qarte ,ne pak fjal,
degradimin e fallsitetin ,degradimin e atij institucioni,
mbushur me maloke lindru e rritur ne Stalla ,
ku instikti i ka rrenjet shume te thella edhe pask kaq shekujsh te dal ga shpellat dhe sot jetuar ne qytete
Henri Cili do denohet me sherbim prove. Si Saje qorri.
Sajmiri nuk ka as shitje as blerje pronash. Ne nje audio alla Babale permendet emri i tij. Se u permend emri ne pergjimet e realizuara nga njerezit e PD-se, kjo nuk provon asgje. Nderhyrjet tek gjygjtaret, regjistrimi i bisedave reale per lirime nga burgu te krimineleve, mitmarrjet me miliona euro, keto jane prova..
Me ter mend e ke?!
Per nje lirim krimineli ky Çili merrte 1 milion euro. Dhe ne kete dime, meqe jane pergjuar bisedat. Po ky ka sa vjet qe e ben kete gje. Ishin rehat keta, prandaj çirren se jane pa gjykata, se po u ikin njerezit e tyre te ngecur ne rrjeten e Vetingut.
OR TI ‘HOSTENI’ QE TE KA HYRE E NUK E NXJER DOT SE JE IDJOT!
SAJE QORRI PIKERISHT KEROHET TE FUTET NE BURG QE MOS FLASE E NXJERRE EMRAT E AMBASADOREVE AMERIKANE QE BASHKE ME SERB SALINE E LIKE FLORINE KANE DREJTUAR DROGEN NE KETE VEND PA SHTET ME LAZARATIN KRYEQYTET!
TI JE KAQE IDJOTE SA SHUME TE TJERE SI TRUSHPELARE E ‘KOSOVARE’ TE KRUSHKES SERBI PRANDAJ NUK BEHET ME KY VEND I QUAJTUR DIKUR SHQIPERI!
V.O Si mund te imagjinohet nje ish minisdter e aqe me teper i brendshem ne nje vend koloni ku qeverriset nga ambasadore te lejohet droga 30 vjet e ne fund te arrestohet e kerkohet te denohet pikerisht ministri i brendshem qe hyri i pari ne Lazarat!!!????
Ik mer analfabet.
Bravo ju qoftë ,meruni deklarata personale se nuk përsërisin më gabimin.Kurse Henri Çilit të kërkoi falje publike te opinioni i çerozit dhe të lirohet Fevzo ,të arrestohet si drejtues i emisionit që nuk konkurohet nga TV si hajdut i krimit dhe mjeshtër i akuzave e gënjeshtrës false ,për lirinë e madhe të shpifjes e grackave të opinjonistve të TV -klanit që jan tranjuar si artileri gjuajtëse direkt e indirekt siaps strategjisë Saliut apo Ilirit ,që konkurojnë edhe filmat më mafiozë italian të Tano Kardos.
Pastaj arrestoni trazhgimtarin e njohur gjigand të G.Koha Jonë A.Frangajn ,tani pronar i fuqishëm i TV “Klan ” që ka marrë milona euro nga Sali Berisha ,ka besim në vetitë e luftës agresive mafioze ,ajo që i zgjat jetën e mbanë gjallë hajdutët e klan dhe medjave të tjera të akuzojnë ,të mashtrojnë ,u siguron fuqi false si të fashizmit apo të nazizmit në l2b
Kacafytjet te opinjoni i Fevzos me Frangajn për arrestimin e Henri Çilit të ndahen ,njëra palë opinjonistve të duket e hidhruar ,tjetra e gëzuar .
Shqelmat mund të hidhen nën tavolinë .Kacafytjet me shkop në dore të fevzos pranohen ,pasi të shtojnë akoma më shumë dashurinë dhe ngrenë gota suksesi në prapaskenë ….kundër një armiku të përbashkët si H.Çili pasi tradhtoi Saliun babajnë shpirtëror të KLANIT dhe mbështeti në zgjedhje fundit Edi Ramën ..Tung ju të drejtësisë e të policisë me skenat e prapaskenat të reja,dhe dilni më dendur nëpër konferenca të bëni zhurma se po luftoni krimin ,kur babajnë e krimit që vrau vodhi e shkatrroi shqiprinë e keni duke bërë thirrje beslidhje jo si në 2 Mars v.1444,por thirrje lufte për të destabilizuar shqiprinë në 2 mars v 2020.Kjo është pregatitja për luftë të tretë të shqiptarve si në v.1944 për çlirimin e shqiprisë ,sot bëhet beteja e institucionit presidentit për qimentuar pasurinë prrallore që ka Ilir Meta.
Pergezime ligjzbatimit shqiptar dhe nje mesazh per vellezerit e motrat shqiptare
DEGJONI ZERIN E AMERIKES
OSE BASHKOJUNI
CMENDURISE SE SALIKES!
ZGJIDHNI E MERRNI VELLEZER E MOTRA!
TU THUASH DYERVE TE BURGUT HAPUNI !
– Nga Alban Dega, Nju Jork
Arrestim i vonuar… Me mire vone se kurre…
Prangosja e Henri Cilit sot, kaloi ne plan te dyte kryelajmet e kesaj jave: konferencat e shtypit dhe sidomos Opinionet e cakerdisura te Presidentit te Shqiperise Ilir Meta ne TV Klan mbreme.
Ka vite qe lajmet per bemat kriminale e lidhje mafioze te Henri Cilit me Bandat e Lazaratit kane mberritur deri ketu ne SHBA!
Ka te pakten 10 vjet qe kam denoncuar publikisht edhe ne Tema edhe ne Dita, dy gazetat me demokratike me te lexuara dhe me prestigjioze shqiptare ligavecin Cili, por edhe UET-in e tij qe sic e dine shume lexues e shqiptare u shpetuan Reformes gjysmake ne Aresim ne saje te bythelepirjes se Cilit per cdo sundimtar te radhes dhe lidhjet e sherbimet e te tij ndaj Il Capi dei Capi te “ Bandes se Gangstereve” ( THE TIMES e Londres) dhe kesaj “ Mafia qe ka dale krejt jashte Kontrollit ( THE NEW YORK TIMES -Mbreti i shtypit te lire e te pavarur boteror ) te SaLike Floririt .
Ligji dhe Drejtesia edhe vonojne e por kurre nuk harrojne…
Nje Bote e re po lind germadhash korrupsioni, krimi, shantazhi, vrasjesh!
Arrestim i vonuar, por me mire vone se kurre… Sidoqofte Henri Cili eshte vetem nje cironke e kesaj Bande e Mafia …. e Kucedres me 9 krere te korrupsionit, kusarise, vrastarise, shterrenimit dhe atdheshitjes shqiptare.
Terbim i skajshem i nje Presidenti
te shkalluar
Prandaj jane terbuar e lemerisur kokat e Bandes se Gangstereve Ilir Meta. Sali Berisha…. dhe gangsteret e tyre politike, oligarkike, mediatike !
Prandaj edhe mbreme ne Opinionet e Klanit, Presidenti kryemafioz Ilir Meta u shfaq i lemerisur i cakerdisur i kakabrekisur fare cka e deshmonte qarte me cdo fjale, gjest, levizje qe vente.
Ishte bere per te ardhur keq dhe bente jo presidentin por edhe kryekushtetuten e Shqiperise qe e ka shkelur, dhunuar, perdhosur fare fare, sic veproi krejt hapur edhe mbreme.
Fare hapur ne syte e shqiptareve dhe te nderkombetareve, faqe mbare Botes, Ilir Meta hyri i dalur nga shinat e trurit dhe si nje qen i terbuar perseri iu versul edhe dy ambasadoreve te aleateve dhe miqve strategjike te Shqiperise atij te SHBA-se te BE-se, si nje ”trim i cartun” Skrapari qe ashtu si dhe vellai i tij siamez i kryekrimit nga Vicidoli Sali Berisha nuk guxojne as tua permendin emrat.
Kriza e tij skizofrenike ne kete stad ka dy ilace : ose futjen e detyruar ne karantinen e ligjit ose shtrimin e detyruar e te shoqeruar ne cmendinen e Elbasanit apo te Vlores para se te dergohet per “ pushime afatgjata” ne Kavalishemcen apo Resortin e Recit bashke me vellain e tij siamez e … lista eshte e gjate!
Askush nuk eshte mbi Ligjin!
Aq me pak mbi Kushtetuten qe Ilir Meta kerkon ta privatizoje pa pasur aspak tapine e saj dhe cmendurisht orvatet ta shperdore si shpate personale kunder Kushtetutes se Republikes se Shqiperise.
Shpirti i Kushtetutes demokratike …
Shpirti i Kushtetutes se cdo shteti demokratik ne Bote eshte “ Ne Populli Me Popullin e Per Popullin”!
Jo Ne Sali Meta Me Ilir Berishen per SaLiken!
Duke tundur here Kushtetuten ne njeren dore e here shkopin e dirigjentit dhe babait te saj e here te dyja ne cdo fjale e me cdo veprim Ilir Meta e shpalli vetveten Kryekushtetuten e Shqiperise dhe te shqiptareve !
Askush nuk eshte as mund te jete Kushtetuta e Shqiperise.
Ajo eshte domen, prone, udhetrefyes dhe kryeligji i te gjitha ligjeve shqiptare qe duhet zbatuar rreptesisht nga cdo shtetas i Republikes se Shqiperise, e pikesepari nga sherbetoret publike kryesore te popullit e shtetit shqiptar si Kryeministri, Kryetari i Kuvendit, Presidenti e me radhe!
Te privatizosh, te tundesh e shkundesh Kushtetuten e Shqiperise ne syte e nje populli e kombi te tere ne njeren dore dhe shkopin e dirigjentit ne tjetren, duke bere jo vetem ate por edhe intepretin e pronarin, babain e saj pa qene as jurist e aq me pak konstitucionalist, por vetem nje shtangist, te besh garipin, krye te fortín para syve te tyre, te kercenosh me “nje mije“ bandite te tute nje popull te tere do te thote tu thuash dyerve te burgut: Hapuni !
dhe mesazhi i nje Presidenti tru shkalluar !
Mesazhi kryesor i Ilir Metes mbreme ne “ Opinione” te Klan TV ishte:
Une dhe askush tjeter, as Kushtetuta de jure e de facto e Republikes se Shqiperise jam Presidenti- Kushtetutes ose Kushtetuta- President i Republikes se Shqiperise.
Shkurt:
”Lala Kros
o Lala Kros
vet shkruaj
e vet vulos !“
…Ta bejme Shqiperine
Tave me kos !
Cka do te thote te te vihen prangat ne duart e tua ne syte e mbare shqiptareve dhe nderkombetareve live pa dale nga studioja me byzylyket e ligjit ne duar nese po te kishte vertete shtet ligjor ne Shqiperi
Ky eshte shpirti i vertete i Kushtetutes dhe gjithe ligjeve te tjera qe rrjedhin prej saj per cdo shkeles e shperdorues te saj ala Ilir Meta e “ ”Banda e Gangstereve”te SaLikekracise, qe mbajne mbi shpine nje mal te larte krimesh e korrupsioni gjigand kunder shqiptareve si popull e komb e kunder Shqiperise si shtet.
Paniku, tmerri, lemeria deri ne cmenduri jo vetem e tij ne syte e shqiptareve e nderkombetareve, qe patem durimin kinez ta ndjekim deri ne fund te skizofrenise se Ilir Metes, jane nje ogur dhe lajm i mire per te gjithe:
Nje Shqiperi e Re po lind germadhadh korrupsioni, kusarie, krimesh, bandash, kryemafiozesh!
Vetem kur ato te jetesohen… vetem atehere Shqiperia do te behet !
E me siguri po e do te behet, sic e kane paralajmeruar e parashikuar rilindasit tane !