Aksident i rëndë hekurudhor në periferi të kryeqytetit, ku pas përplasjes së një automjeti nga treni i rrugës Tiranë-Durrës ka humbur jetën një 22-vjecare dhe është plagosur rëndë vëllai i saj vetëm 21-vjec.
Ngjarja ka ndodhur pasditën e sotme shinat e linjës hekurudhore Tiranë-Durrës, kur automjeti tip ‘Ford Focus me targë TR 73 58’, teksa udhëtonte në pjesën fundore të rrugës ‘Jordan Misja’, i ka prerë rrugën trenit.
Për pasojë motër e vëlla janë plagosur rëndë dhe janë nisur menjëherë drejt Spitalit Ushtarak. Ku mësohet se Kristjana Ndosha humbi jetën sapo mbërriti ndërkohë që bluzat e bardha po bëjnë të pamundurën për jetën e vëllait të saj 21-vjecar. Policia bën me dije se shkak paraprak i aksidentit të jetë makina që i ka ndërprerë rrugën trenit, si dhe pakujdesia e drejtuesit të mjetit.