Vëllai i deputetes së PS zgjidhet me 98 vota pro në krye të ILD

Leda Hysa

Artur Metani, i emëruar një vit më parë nga kryeministri Edi Rama si Avokat i Shtetit, do të jetë Inspektori i Lartë i Drejtësisë.

Ai u zgjodh me 98 vota pro nga Kuvendi. Kundër tij votuan 8 deputetë.

Ndërkohë nuk kishte të drejtë vote deputetja socialiste Eglantina Gjermeni për shkak të konfliktit të interesit, pasi Metani është vëllai i ish-ministres të Zhvillimit Urban.

Artur Metani ishte renditur i pari në listën e  Këshillit të Emërimeve në Drejtësi, me  89.6 pikë.

Pas Artur Metanit me 0.6 pikë më pak është renditur prokurori Sokol Stojan

 

l.h/ dita

Share This Article
2 Comments
  • Ky person eshte ne konflikt interesi per kete pozicion , TURP ku eshte ONM dhe Co ata po ja varin ujkut melcite ne qafe ta gezojme drejtesine qe do te beje show – un e rradhes tani Rama mund te shpallet edhe mbret po te doje asgje nuk e ndal me
    O burra kush te ike i pari nga ky vend i kalbur ne te cilin shume shpejt do te mbeten vetem plehrat e politikes dhe krimit

  • Per te gjithe ata qe e njohin z. Metani eshte nje nga profesionistet me te mire te fushes se vet ne Shqiperi dhe me ne fund mori vleresimin qe meriton. Suksese.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *