Vëllai: Telefonata e fundit me Ibrahimin

Bledar Lumani

Denis Basha e ka të vështirë të flasë.

Dhimbja për humbjen e të vëllait, Ibrahim Basha, është e madhe.

“Për herë të fundit kam folur me të pak para ngjarjes.

Më tha që ishte mirë”, thotë ai.

“Ishim shumë të lidhur bashkë dhe qendronim me njëri-tjetrin.

Dhe kur nuk ndodhte kjo, flisnim në telefon.

Kështu folëm në telefon edhe disa orë para ngjarjes”, vijon ai.

Denisi tregon se Ibrahimi e ka nisur me forcat Komando dhe ka qenë pesë herë me mision në Afganistan.

Ai u pranua në forcat RENEA rreth një vit më parë.

Share This Article
1 Comment
  • Ngushellime familjes ..si dergohet forcat specjale me mjete rrethanore ne zona te tilla me fugona kartoni te 90 ,,te japi dorheqjen ministri direkt dhe drejtoret perkates ..kur ishte Artan Didi nuk u vra asnjeri si shpjegohet qe per nji ndales te vritet polici.. paaftsia e drejtorve perkates duke dhene urdhra pa sensin e gjakftohtesis sikur po lozin filma te shpie ne akte tragjike..kjo tregon pse i la celsat ne tavolin DIDI ministrit prepotent.
    te gjith mediat po thone per denimin e bandes ,,po nga ministra e rendit kush do mari nji pergjegjsi per tragjedin ,ish drejtori policise dha dorheqe per nji rast te rendomte e jo me per nji
    vrasje te nji komandoje te forcave speciale..minimumi qe duhet te beje ministri nga ana morale eshte dorheqja..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *