Vëllai i kamikazit të arrestuar dje hidhet në erë

Elton Tafaruci

Vëllai i 15-vjeçarit kamikaz që u arrestua me eksploziv në trup një ditë më parë në Kirkuk të Irakut është hedhur në erë në një xhami shiite, duke lënë të plagosur dy persona.

Sipas policisë lokale, shkruajnë mediat italiane, dy djemtë ishin inkurajuar për të kryer sulmet vetëvrasëse nga babai i tyre. Repubblica.it raporton se ngjarja ka ndodhur rreth 1 orë më parë.

Ndërkohë dje, 15 vjeçari me origjinë nga Mosuli u arrestua  në tentativë për t’u hedhur në erë në Tesin, një zonë e banuar kryesisht nga turk shiit.

Por mësohet se 15 vjeçari ka deklaruar para prokurorëve se ai ishte rrëmbyer dhe ishte detyruar nga ISIS që të kryente një sulm vetëvrasës, pa përfshirë të atin e tij.

https://www.youtube.com/watch?v=luezfUBguPU

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *