Këlyshët e luanit të vdekur Cecil janë duke u mbrojtur nga vëllai i tij, i cili deri më tani nuk ka lejuar vrasjen e tyre nga luani rival.
Studiuesit shprehen se luani Cecil u vra nga dentisti amerikan, Walter Palmer më herët gjatë këtij muaji, duke ngjalluar reagime të ashpra nëpër botë.
Pas vrasjes së tij, kishte frikë se këlyshët e tij mund të vriteshin nga luani pasardhës i hierarkisë, Jericho.
Por një ekip nga Universiteti i Oxfordit, të cilët kanë monitoruar Cecilin para dhe pas vrasjes, kanë thënë se vëllai i luanit të vrarë, është duke u kujdesur për këlyshët jetimë.
“Ligji natyror në shoqërinë e luanëve është se kur vdes një mashkull dhe koalicioni i tij dobësohet, meshkujt e ri vrasin pasardhësit e tij”, ka thënë hulumtuesi David Macdonald.
“Kjo nuk mund të ndodhë pasi vëllai i Cecilit ende është duke e mbajtur fronin dhe po kujdesët për këlyshët e vëllait të vdekur”.

Egersira perkujdeset per jetimet e vellait….po ne !!!!