Një vajzë denoncon në rrjetet sociale Urgjencën në Tiranë, që sipas saj ka shkuar 40 minuta me vonesë në një aksident ku vajzës i ka humbur jetën vëllai.
Vajza tregon historinë tragjike në rrjetet sociale, duke theksuar se policia në vendin e ngjarjes nuk bënte asgjë.
Pretendimet se mund të kishte trafik, vajza thotë se aksidenti ka ndodhur rreth orës 05:00 të mëngjesit, pas specifikuar datën, duke deklaruar se atëherë nuk ka trafik të rënduar në rrugë.
Drejtori i Shërbimit Kombëtar të Urgjencës Skëndet Brataj ka kërkuar ndihmën e medias për të verifikuar rastin, duke theksuar se do të merrte masa.
Historia që rrëfen qytetarja:
Unë jam studente ne fakultetin e mjekësisë dhe gjithashtu e di rendesinë e te qenit “mjek” (sidomos tani). Para ditësh u zgjova ne mëngjes dhe mora lajmin me te tmerrshëm qe ekziston. Mami me tha qe im vella kishte bere aksident!
Duke ditur tipin e tij te shkathet thash nuk duhet te jetë aksident i rëndë sepse ai ishte mjaft i rritur dhe dinte ti jepte makinës shumë mirë. Shkoj ne spitalin Ushtarak ne 6:30 (sepse atëherë na njoftuan)dhe me thotë infermierja 1 pacient është gjalle dhe 1 ka vdekur. Kur kërkova emrin e tim vellai per fat te keq doli qe ai ishte i “vdekuri”.
Aksidenti kishte ndodhur kështu: Vëllai im ishte me shokun e tij ne rrugën e Rinasit duke ikur ne një qytet ne Veri te Shqipërisë (për arsye pune) ne 05:00 te mëngjesit. Ne oren 05:10 nje makine perballe tyre vjen ne drejtim te shoferit (shoferi ne këtë rast ishte vellai im) dhe e nxjerr ate jashtë rruge, duke e lene shume te rende te aksidentuar!
E theksoj ora ishte 05:10 dhe policia mbërriti menjëherë njoftuar nga një kalimtar i rastit me makine aty afër (sepse te aksidentuarit e tjerë ishin te tronditur dhe iu kishte rene te fiket) por ambulanca ku ishte???
Vëllai im i aksidentuar rende kërkonte ta nxirrnin nga makina dhe pse me brinjet e thyera qe i kishin dëmtuar mushkëritë, me kembe dhe duart e keputura dhe organet e demtuara qe kishin filluar te mbaronin funksionet e tyre normale jetësore nga hemorragjia e brendshme. Policia vetëm rrinte dhe shikonte ndërkohe qe vellai im jepte shpirt i aksidentuar dhe ata nuk bënin asgjë. Siç po iu thoja ambulanca ishte njoftuar por mberriti ne 05:50.
Pra ne autostrade ne 5 te mëngjesit imagjinoni se ç’fare trafiku mund te kete pasur qe ambulanca erdhi 40 minuta me vonese!
Ne 06:15 mberrin ambulanca ne spital dhe vellai im nderkohe nderroi jete sepse asnje nga mjeket nuk eshte marre fare me te! Personi i cili aksidentoi vellain tim eshte nje 25-vjecar i cili kishte qen ne gjume nderkohe qe i jepte makines dhe jo nga lodhja e punes se rende qe mund te beje dikush per te fituar buken e gojes… JO! Testi i tij i alkolit kishte dale teper i larte!
Ai kishte shpetur shendoshe e mire (me behet qejfi per kte gje) por do te doja qe ai te merrte persiper gabin qe ka bere. Pra me dhimbjen qe un dhe familja ime kemi e shkruajta kete sepse dua te mundohem sado pak te jap nje mesazh sensibilizimi per te rinjte (atyre qe do behen mjek me teper) Ju lutem me gjithe zemer merreni me seriozitet punen tuaj sepse puna e mjekut eshte me shume humanitare sesa te keni deshiren per tu paguar me leke!
Mesazhi im shkon per kryetaret e ktij vendi qe nuk marrin masa per persona te papergjegjshem dhe vetem fusin leket ne xhepin e tyre! Ju lutem po drejtoni nje vend dhe jo nje stalle derrash!
Mesazhi im shkon dhe per shoferat e ambulancave: Ju lutem puna juaj gjithashtu eshte e rendesishme sepse mund te shpetoni jete njerzish nese shkoni ne kohe ne vend gjarje.
Mesazhi im eshte per mjeket: Ju lutem Merreni Punen Tuaj me Seriozitet sepse puna e mjekut eshte e SHENJTE!!
Dhe mbi te gjitha dua t’iu them te rinjve: Mos ngisni makinen ne gjendje te dehur!!! Nese nuk e doni Jeten tuaj mendoni qe asnjeri nuk iu ka faj per kte gje, te pakten mos iua merrni Jeten tjerve!!!” /Historia u publikua në faqen “Jeta osh qef”/

Ngushellime. Aty prane eshte Spitali Europian. Perse nuk u kerkua ndihma ne kete spital, sepse urgjenca e tiranes eshte teper larg.