“Vëllezërit Frashëri, Përmeti dhe Kosova”

DITA Online

 

Nga Kastriot Bezati*

Në emër të Shoqatës AK “Përmeti”, ju falënderoj për pjesëmarrjen tuaj në këtë konferencë të titulluar “Vëllezërit Frashëri, Përmeti dhe Kosova”, të organizuar nga shoqata atdhetare kulturore “Përmeti” me mbështetjen edhe të Komunës së Prizrenit dhe veçanërisht të kryetarit të saj, zotit Ramadan Muja.

Prizreni, qendra e dardanëve, është një nga qendrat urbane më të vjetra të Evropës, i cili ndoshta fillimet e veta i ka në shekullin IV para lindjes së Krishtit dhe, nga një qytet – kështjellë u  kthye ne një qytet urban nga më të zhvilluarit në Ballkan në shekullin e XIII. Sami Frashëri në veprën Kamus-ul-Alam, viti 1889, shkruan: “Qytetet më të  rëndësishme të Shqipërisë janë: Shkodra, Prizreni, Manastiri dhe Janina” dhe se “Qyteti i Prizrenit është një qytet i bukur me popullsi 38 000 banorë”, – vazhdonte më tej  Samiu i madh.

Kastriot Bezati

Përmeti, si trevë, edhe pse ka përmasa të vogla gjeografike, vetëm 929 km2 dhe, brënda kësaj hapësire lartësohet Frashëri, me hapësirë gjeografike 15.5 km2, gjatë ecurisë historike kanë lindur shumë figura me kontribute të veçanta për kombin, ndaj dhe emri i Frashërit dhe Përmetit, realisht nuk kane kufij gjeografike, janë si hapësira, pa fillim e pa mbarim, ndërsa Vëllezërit Frashëri, Abdyli, Naimi e Samiu, janë doktrinerë të mëdhenj të kombit dhe veprat e tyre janë Bibla dhe Kurani i shqiptarëve kudo që ata jetojnë e punojnë, brenda e jashtë Kosovës, brenda e jashtë Shqipërisë. “Abdyl Frashëri, i Tosk me mënd”, të cilit “m’i bëjnë të gjithë tungjatjeta” se “faqe t’bardh i la Shqipnisë” – thotë Gjergj Fishta. Naim Frashëri është “shpirti i kombit” – thotë Ismail Kadareja; është ”shënjtori i njerëzisë” – thotë Dritero Agolli; është “ndërgjegjja e kombit” – thotë Rexhep Qosja; është “Naim Shqipëria” – thotë Shqipëria. Sami Frashëri, truri i Rilindjes Kombëtare Shqiptare dhe emblema e diturisë së Shqipërisë; është një “përmendore pune”, është  “një akademi”, – thotë studiuesi  turk, Shaxhaattin Tural.

Të dy këta qytete, si Përmetin dhe Prizrenin i lidhin të gjitha ngjarjet historike të Shqipërisë, por veçanërisht një nga ngjarjet kyçe të historisë së Shqipërisë, Lidhja Shqiptare e Prizrenit, një ngjarje që festohet e përkujtohet në të gjithë Shqipërinë. Pr veçanërisht në këta dy qytete, se Prizreni qe vendi mikpritës, ndërsa Përmeti se pati aty figurën më të ndritur kombëtare, Abdyl Frashërin, ideologun dhe organizatorin e Lidhjes.

Me organizimin e shoqatës atdhetare Kulturore “Përmeti”, kanë ardhur sot në përvjetorin 139 të Lidhjes historike të Prizrenit, këtu në qytetin e bukur të Prizrenit, përfaqësues nga disa treva të Përmetit si Frashëri, Shqeria, Këlcyra, Dëshnica, Malëshova etj. për të gëzuar bashkë këtë përvjetor, si dhe nëpërmjet konferencës shkencore që po organizojmë me këtë rast, për të mësuar më shumë rreth kësaj ngjarje historike ku do të kumtojnë profesorë dhe akademikë të njohur shqiptarë, si Paskal Milo, Pëllumb Xhufi, Moikom Zeqo, Sherif Bundo, Parim Kosova, Bardhosh Gaçe, Laurant Bica, Nuri Dragoj etj.

 

*) Historian, kryetar i shoqatës atdhetare kulturore “Përmeti”, organizator i veprimtarisë për nder të 139-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit, në Prizren

Share This Article
1 Comment
  • Faleminderit Vellezerve Kosovae per mikpritein qe na rezevuan me te tera…Mbresat e marre te pjesmarresve jane te rralla.Faleminderitorganizatoreve me Kastriot Bezatin e Kico Kutali,ne krye, veteraneve pjesmarres nga gjithe trevat shqiptare ne kete aktivite shkencor: :VELLEZERIT FRASHEri , PERMETI dhe KOSAVA”, kushtuar ngjaries e madhe e “Lidhies se Prizrenit”139 vjet me pare, sa kontributit te Permetit me Abdyl Frasherin ne krye.
    Faleminderit ajkes se shkences dhe historise shqiptarie, bere jehone kesaj ngjarie me temat e tyre stydimore qe mbajten te nderuarit: Pr.Dr.Paskal Milo, Akademiku Mojkom Zeqo, Pr.Dr.Sherif Bundo, Pr.Dr Pellumb Xhufi, Dr.parim Kosava Pr.Dr Alfred Frasheri,Alkademiku Jusuf Bajraktari e Pr. Dr. Laurant Bica.me Dr. Nuri Dragoin.
    Pershendetien Konferencen: kryetari shoqates “Permeti” njeheresh organizatori Kastriot Bezati dhe kryetari shoqates “Vellezerit Frasheri Z, Tomor Kotori sa Dr Abaz Hado nga Shoqate Cameria dhe Pr Ago Nezha nga shqoqata “Laberia”. Nga vendasit kryetari shoqates “Shprsa” Sadik Sahala.
    Si i kthyer ne atdhe,pjesmares ne kete sesion shkencor, pata fatin te sjell ne kete aktivitet, ,pershendetie nga shoqatat shqiptare ne Toronto te Kanadase: “Kosova” dhe ajo “Shqiptaro Kanadeze” qe shkelqejne me aktivitetet e tyre atdhetare,ani se larg atdheut detyruar emigracioni i pas 90-97-tes..
    Mbresa na la qyteti Prizrenit,ruajtur me aqe “fanatizem”,ato gjurme te historise se kombit tone.
    Jua shkruaj keto te dashur bashkekombes me ju jetuar aty ne Toronto pa femijeve, se e di qe meakosi per mua 82 Vjecarin, nisur nga andej,me qellimin e vetem: “10 Qershorin”historik,(koecidence njeheresh ditilindia ime1936),ta festoj ne Kosave ne ate aktivitet qe i vuri VULEN me nje dreke ZEMRE, ne nje nga lokalet qendrore te Prizrenit.JU faleminderit dhe ua shperblefshim”borxhin”,ne Frasherin Naimjan,qe velezerit Kosovare na nderojne me pjesmarien, cdo 25 Maj “Diten e Naimit”.
    Miresi dhe festa pacim gjithmone vellezer te kudo ndodhur..
    Me ju
    Pasyesi veteranit, rene me 1913 kapedanit Jano P Xhoga-Nderi Qarkut te Gjirokastres.
    Dh Xh, ” Guri Naimit” D.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *