Të gjithë fansat dhe të apasionuarit pas muzikës folk dhe serenatave korçare të vëllezërve “Endri dhe Stefi” do kenë sot mundësi ti ndjekin këngëtarët e tyre të preferuar live, në një koncert që do mbahet sot në sheshin “Skënderbej”. Për rreth dy orë ata pritet ti japin gjallëri sheshit të ri “Skënderbej” teksa do të këndojnë disa nga hitet e tyre më njohura dhe më të dashura për publikun shqiptar.
Në skenë, së bashku me vëllezërit korçar, do të ngjitet edhe Mateus Frroku, një nga këngëtarët e rinj dhe premtues të muzikës së lehtë shqiptare. Sheshi “Skëndërbej” është shndërruar në një hapësirë për aktiviteteve artistike, ku në çdo mbrëmje janë mbajtur koncerte nga grupe dhe këngëtar të ndryshëm nga të gjitha rrymat, duke tërhequr vëmendjen dhe interesin e qindra qytetarëve.

Z. Edi Rama ka meriten e madheshtise te ketij sheshi, vetem ne se je qor,o pa veshe,mund te mos ndjesh kete veper aq dimensionale.
Perendoi koha kur ne shqiperi, sundonte ligji bej e prish o dervish.Eshte koha per vepra qe mbijetojne me funksion, per shume e shume vite.