Vetëm një vend i lirë pune…

Ornela

Jeni të kënaqur me punën tuaj? Preferoni ta ndryshoni? Sa keq që oferta parashikon vetëm një vend vakant… Bëhet fjalë për një fushatë publicitare të iniciuar nga filial i “Campari”-t në Milano, që ka krijuar një vend pune. E çfarë pune! Ofrohen 6 muaj kontratë, ku përfitohen 1400 euro në muaj, plus 1200 të tjera për shpenzime udhëtimi e sistemimi. Por s’mbaron me kaq, sepse parashikohen edhe 400 euro të tjera, për arritje objektivash të prodhimit. E gjitha konsiston thjesht në qëndrimin për orë të tëra në plazhet xhamajkane. Njeriu që do të fitojë punën duhet vetëm të shkruajë një ditar, që duhet postuar rregullisht në rrjetet sociale. Gjithçka, duke pasur në plan të parë rumin e prodhuar nga kompania në fjalë. Domethënë bëhet fjalë për të fituar gati 2600 euro në muaj për të qëndruar në plazhet xhamajkane, duke pirë rum. Vërtet një punë ëndrrash! Lum kush do ta fitojë!

Share This Article
4 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *