Vende të Bashkimit Europian kërkojnë kontrata me Rusinë për vaksinën Sputnik V

Rovena Cerka
Ndërkohë katër vende të tjera të BE-së, Hungaria, Sllovakia, Austria dhe Republika Çeke kanë nisur furnizimin me vaksinat ruse.

Hungaria ishte e para që lidhi marrëveshje me Rusinë dhe me Kinën për vaksinën e Sinovac. Kancelari austriak Sebastian Kurz tha në fillim të kësaj jave se ai parashikon të porosisë 1 milion doza Sputnik V për javën e ardhshme.

Sllovakia po verifikon vaksinën ruse Sputnik V. Agjencia e saj, për sigurinë e Barnave, SIDC, po vlerëson të dhënat e paraqitura, dhe pritte të vizitojë strukturën e prodhimit të vaksinës. Ndërkohë, Presidenti çek Miloš Zeman, u shpreh në favor të përdorimit të vaksinës ruse edhe pa miratimin e EMA-s.

c r/ dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *