Presidentja e Komisionit Europian kritikoi ashpër vendet anëtare të BE-së, që u mbyllën në krizën e koronavirusit duke bllokuar jo vetëm ndihmat, por edhe shitjen e materialeve mjekësore tek vendet e prekura më fort, si në rastin e Italisë.
Në një fjalim pasionant para sallës thuajse bosh të Parlamentit Europian, Ursula von der Leyen tha se shtetet ndaluan eksportimin e pajisjeve mjekësore tek shtete të tjera, duke hequr dorë nga një përgjigje mbarëeuropiane kundër virusit dhe duke u mbyllur brenda kufijve të tyre.
“Panë interesat e veta në momentin kur Europa duhej të kujdesej për të gjithë ne. Historia do të na gjykojë për këtë moment”, deklaroi ajo.
Presidentja e KE-së u shfaq e bindur se nëse do të kishte një përgjigje të koordinuar mbarëeuropiane ndaj koronavirusit, mangësitë në tregun italian dhe atë spanjoll për respiratorë, maska dhe produkte të tjera mbrojtëse ndaj koronavirusit nuk do të ekzistonin.
Pandeminë, Von der Leyen e cilësoi si një moment kritik për Bashkimin Europian, që mund të përcaktojë edhe vetë ekzistencën e unionit në të ardhmen.
“Ajo çfarë bëjmë sot ka rëndësi! Nga ajo se çfarë bëjmë ne sot, çfarë vendosim ne sot përcaktohet e ardhmja e BE-së. Kjo duhet të jetë Europa që vepron për qytetarët dhe shtetet anëtare të saj! Duhet të jetë Europa që në kohë emergjencash nuk tregohet egoiste”, deklaroi ajo.
Parlamenti Europian diskutoi këtë të enjte krizën e shkaktuar nga pandemia e koronavirusit dhe masat që duhen marrë.
Gjatë diskutimeve eurodeputetët kërkuan më shumë bashkëpunim dhe një koordinim më të fortë për masat ekonomike dhe sociale lehtësuese në këtë periudhë të vështirë për qytetarët.
Megjithatë, ndasitë nuk munguan. Eurodeputetë italianë, spanjollë dhe nga vendet e Europës Lindore kritikuan tërthorazi qëndrimet e Gjermanisë dhe Francës, si apatike dhe egoiste.
e.k. / dita

A thua e kane per here te pare?
Kjo eshte e zakoneshme sidomos per gungacen Merkel dhe Macron qe ka per grua ne moshe nenen e vet (koqe)
Keto te komisionit europian! Ben si them un e mos be sikur bej un…
Po pse keshtu behet pa kultur politike, kulturore, etike apo liberale…ky ambasadori i bashkimit europian au perfol ne nje lidhje dashurie ketu shqiperi, po pse ky do japi kulture aman, me te leni i sjellin shqiperi.
Nje moster se skutpon cfare behet me reformen drejtesi…qe drejton krimi i organizuar per te ven njerezit e soros…turp sju vjen, cfare mendoni se jemi budallej ne..turp…nje reform qe heq njerez nga puna me bandat kriminale fatmir xhafa e shkelqim ganaj, genta tafa bungo e korruptuari me dosje prokurori olsi komici…me keto do besh reform drejtesi apo me yllka banushi qe infloncon nderkomtare me urdher fatmir xhafes…turp turp turp…dhe turp per keto njerez qe ben pacavure kete vend…
O BE-JA SI NUSJA EGOISTE ME NAZE
ME SHEFE URSULEN SI PETULLA TAZE
QE KOMUNISTAT I PRANON ME TALLAZE
ME VLLAHUTININ HAJDUTE SI XHAMBAZE
MOGHERINI SI SEKRETARE PARTIE BAZE
SI E FLAKET KAQ SHPEJTE ITALINE
KUR VIRUSI KINEZ PO BEN KERDINE?
Kjo Ursula tashti kërkon të mbullojë m….tin me shoshë. Ishin po këta që trumbetuar moton “secili për vete, Zoti për të gjithë”. Me këtë biçim “moto” (ose m…t) e lanë Italinë në baltë, si peshku pa ujë.Turp i madh!. Edhe armiku nuk lihet kështu në fatin e sëmundjes në luftë, por dërgohet në spital dhe i jepet ndihma mjekësore. Do ta mendojnë më mirë kur t’iu bjerë në vetë në kokë, se ende nuk e kanë parë mirë. Italia do të dalë nga kjo gjendje, por turpi për BE dhe Gjermaninë personalisht, nuk do të lhaet kurrë! Viva Italia!
Italine nuk e la njeri ne balte. Eshte vete Italia qe mori masa shume shume vone. Nga tahmaqarlliku i industrise per fitim si dhe nga frika e politikaneve injorante dhe frikacake per te marre masa drastike.Pa Gjermanine EU do ishte shperbere me kohe dhe gjysma e evropes do ngordhte per buke.