Vendet e rajonit bashkë për të promovuar turizmin në tregun aziatik

Gazeta Dita

Vendet e Ballkanit janë bërë bashkë në promovimin e turizmit në tregun aziatik.

Në një takim me përfaqësues nga Ballkani, Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Turizmit, Ardit Çollaku, foli për rëndësinë që ka ky takim i dytë pas atij që u zhvillua me 24 shkurt të këtij viti në Beograd, ku u nënshkrua dhe një memorandum për bashkëpunim mes vendeve të Ballkanit me suportin e Agjencisë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar për promovimin e turizmit në tregun aziatik dhe kthimin e tij në një treg të qëndrueshëm.

Përfaqësues nga Shqipëria, Serbia, Bosnja, Maqedonia dhe Mali i Zi e përshëndetën këtë iniciativë, duke shpresuar që ky bashkëpunim të vazhdojë dhe në të ardhmen.

Përfaqësuesi i Agjencisë japoneze për bashkëpunim ndërkombëtar foli për interesin që ka tregu aziatik për të zbuluar këto vende.

Të ftuarit u njohën konktretisht me mundësitë e shumta që ofron vendi ynë në fushën e turizmit, dukë përmendur pasuritë natyrore që mbart, kulturën dhe objektet që lidhen me qytetërimin i cili i ka fillesat e tij që në antikitet, rëndësinë që kanë ato në fondin e trashëgimisë botërore dhe mbrojtja nga UNESCO.

Theksi u vu në numrin gjithmonë e në rritje të turistëve të huaj që i drejtohen vendit tonë dhe kthimin e turizimit si një zë kryesor i ekonomisë.

Takimi vjen një ditë pas hapjes së Ambasadës japoneze në Tiranë që pritet të forcojë marrëdhëniet mes vendit tonë dhe Japonisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *