Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vendet ku gratë jetojnë më mirë
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > Vendet ku gratë jetojnë më mirë
Bote

Vendet ku gratë jetojnë më mirë

anazapta
Published March 13, 2013
Share
SHARE

Shtetet më të mira ku mund të jesh grua: Zelanda e Re dhe Danimarka. Por nuk mbeten mbrapa as Finlanda dhe Suedia, ku gratë marrin një trajtim të barabartë me burrat në ambientin profesional. Gjeorgjia dhe Ruanda renditen si vendet e para në të cilat gratë ndihen më të sigurta

Nëse je një grua në profesion, bën mirë të zhvendosesh në Zelandën e Re ose në vendet nordike, ku femrat marrin një trajtim të barabartë me meshkujt. “The Economist” ka listuar një klasifikim për shtetet ku gratë janë më të kënaqura në aspektin profesional, duke u bazuar në të dhënat e OECD-së (Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim) që krahason pesë tregues në 26 vende me ekonomi të fuqishme: numrin e burrave dhe grave me arsim të lartë, pjesëmarrjen e femrave si forcë punëtore, diferencën e pagave midis të dyja gjinive, përqindja e grave në postet drejtuese dhe mundësitë për kujdesin e fëmijëve në krahasim me pagën mesatare. Natyrisht që nuk ekziston një “parajsë e mirëfilltë”, por disa shtete qëndrojnë mbi të tjerat sa i takon nivelit të jetës që u ofrohet grave.

Profesioni

Në majën e klasifikimit gjejmë Zelandën e Re, të ndjekur nga shtetet e Evropës Veriore si Finlanda dhe Suedia. Shtetet e Bashkuara renditen në vendin e 12-të, Britania e Madhe në të 18-in dhe Gjermania në atë të 20-të. Në fund të klasifikimit janë Koreja e Jugut dhe Japonia, për shkak të mundësive shumë të pakta profesionale që iu ofrohen femrave, siç është për shembull ngritja në detyrë. Megjithatë, pabarazitë më të mëdha gjinore në punësim, regjistrohen në dy shtete që nuk përfshihen në klasifikim, si Arabia Saudite dhe Ekuadori.

Shëndeti

Përsa i takon shërbimeve shëndetësore, sondazhi i zhvilluar nga “Gallup” i cili mori në pyetje burrat dhe gratë e 147 vendeve të botës, nxjerr si më të kënaqura në këtë drejtim gratë e Lindjes së Mesme dhe të Afrikës së Veriut.

Siguria

Në cilat vende gratë ndihen më të sigurta kur lëvizin të vetme nëpër rrugë? Gjithnjë sipas sondazhit të “Gallup”, edhe pse mund të duket e çuditshme, vendi më i sigurtë për gratë në krahasim me vendet e tjera është ish-republika sovjetike e Gjeorgjisë. Këtu 90% e grave kanë deklaruar se nuk kanë frikë të qëndrojnë në mes të natës të vetme në rrugët e qyteteve. Pas Gjeorgjisë renditet Ruanda dhe Singapori, por duhet marrë në konsideratë fakti se këto janë shtete me situata të “veçanta” politike, ku forcat e sigurisë kanë një kontroll maksimal mbi popullsinë.

Leja e lindjes

Midis vendeve të OECD-së, Bullgaria është ajo që ofron periudhën e pushimit të lindjes më të gjatë me 56 javë të paguara, në krahasim me atë mesataren që sillet rrotull 19 javëve. Vende të tjera si për shembull, Norvegjia dhe Australia, të cilat e reduktojnë lejen e lindjes, duke marrë parasysh kohën e kujdesit të baballarëve për foshnjat dhe për këtë arsye renditen në fund të klasifikimit.

Të shpërblyera

Në cilat vende gratë ndihen më të lumtura në kuptimin e mirëfilltë të fjalës? Sipas një raporti të OECD-së, Danimarka është parajsa e vërtetë për to. Rasti danez vijon të mbetet unik në llojin e tij, sepse, me sa duket, është “një ishull i lumtur” edhe për burrat: 89% e njerëzve të intervistuar kanë deklaruar se në një ditë të zakonshme përjetojnë më shumë përvoja pozitive si: çlodhje, krenari, argëtim, realizim objektivash sesa përvoja negative si dhimbje, shqetësim, trishtim apo mërzitje.

Përgatiti: Dorina Gjuzi

anazapta March 13, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?