Në 19 vjet, këta supermjeshtër në gënjeshtër, rrëmbyen votat e popullit dhe rropën paga e shuma të majme nga taksat që paguan ky i varfër milet, duke premtuar përmbysjen e politikës së vjetër, për të cilën akuzonin shoshoqin e makutërit e njëri-tjetrit. Nga ana tjetër, pikërisht me atë armikun politik që përmbysnin, bënin pazare e ndanin thela. Po ç’na qenka, burrëria e politikanëve shqiptarë është të shash, të shtysh e pështysh tjetrin e pastaj, si pa të keq, të lëpish, të hash e të pish me të.
porno grup
Kokrra e fundit e këtij kandari që na ka lënë të fundit në Europë është Berisha. Fati i tij politik varet nga rezultati final i këtyre zgjedhjeve. Shpresoj që, së paku, me votimet e këtij qershori, simbioza e tyre e suksesshme në kurrizin tonë, të mos funksionojë më!
Pushteti është i ëmbël në Shqipëri. Dhe deri tani nuk ka patur shembuj të lënies me vullnet të lirë të karrierës politike. Jemi i vetmi vend në botë që kemi ende në krye ish-funksionarë të regjimeve të Luftës së Ftohtë, të konvertuar në politikanë pas ‘90-ës. Mendoj që si në PD, si në PS, ka të rinj që mund të bëjnë shumë për Shqipërinë. Sigurisht duhen kontrolluar, sepse pushteti pa kontroll priret drejt hajdutllëkut dhe uzurpimit. Ndaj, paralelisht me të rinjtë, duhet forcuar shumë sistemi i drejtësisë, por hapi i parë duhet të jetë largimi i brezit të vjetër.
Letër e nënshkruar: Fatmir Kokashi