Vendi vakant në KLD kalon vetëm me votat e mazhorancës

anazapta

Komisioni i Ligjeve miraton vetëm me votat e mazhorancës kandidaturën e PD-së për vendin vakant në KLD-së.

Opozita gjatë mbledhjes së sotme u shpreh kundër kandidaturës së Lulëzim Lelçaj, propozim i PD-së për këtë post.

Pas prezantimit të Lulëzim Lelçaj, deputeti i socialist Pandeli Majko deklaroi se kandidatura nuk i zotëron kriteret, duke paralajmëruar votat kundër kandidaturës që e cilësoi si politike.

Por, kryetari i komisionit, Ilir Rusmajli tha se Lulzim Lelçaj ka 15 vjet eksperiencë pune dhe i plotëson të gjitha kriteret ligjore për të qënë anëtar i KLD-së.

Grupi i PD-së propozoi në këtë detyrë kandidatin Lulzim Lelçaj, i cili do të zëvendësojë në KLD, znj. Lefterije Lleshi, pas emërimit të saj në postin e kryetares së KQZ-së. (BW)

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *