Këshilli i Lartë i Drejtësisë vendosi me 13 vota unanime të rizgjedhë në krye të Gjykatës së Elbasanit, Arben Vrionin. Mbledhja, e cila kë në qendër zhvendosjen e gjyqtarëve, po zhvillohet me debate.
Ish-anëtari i KQZ-së, Artan Lazaj, kërkoi nga KLD që të rikthehet si gjyqtarë. Kjo kërkesë është kundërshtuar nga anëtari Neshat Fanaj, i cili deklaroi se nuk është dakordë që Laze të emërohej në Tiranë.
“Të kthehet gjyqtarë në Gjirokastër, atje ku ka qenë, atje të bëjë karrierë. Nuk harroj bojkotin që bëri si anëtar i KQZ-së”, deklaroi Fanaj.
Pas këtij debati, KLD miratoi me 11 vota pro dhe 2 kundër që Artan Laze të emërohet gjyqtarë në Tiranë.