Në Itali nuk është më krim kultivimi i marijuanës në shtëpi, kur sasia është modeste.
Ky është vendimi i bujshëm i Gjykatës së Kasacionit italiane, që ndryshon tërësisht vendimin e vitit 2008 të po së njëjtës gjykatë.
Në gjykimin e atëhershëm, kultivimi quhej ilegal edhe në rastin e konsumit personal.
Por disa ditë më parë, duke arsyetuar mbi rastin e një të riu napoletan i cili ishte dënuar me 1 vit për mbjelljen e dy bimëve të marijuanës, Kasacioni italian, ekuivalent me Gjykatën e Lartë në Shqipëri vendosi se “nuk mund të ndiqet penalisht kultivimi i dimensioneve minimale për konsum personal dhe që nuk lidhet me shitjen e produktit në tregun e lëndëve narkotike”.
j.l./ dita

Do të kishte sens në se do të shtohej në vendim: PËR TË LEHTËSUAR DHIMBJET PËR TË SËMURËT TERMINAL
Kjo është një”zgjidhje” me që hipokrizia e kishës pengon eutonazinë për fatkeqët.
N. B. Vetëm për fatkeqë fukarenj, sepse të pasurit i drejtohen Svicrës e gjetkë.
Le te vendose edhe Parlamenti Shqiptar ,si Italia, qe cdo familje te mbjelle deri ne 2-3 bime kerpi (kanabis)ne shtepi per perdorim vetiak.Me kete do te shpetojne nga burgu qindra vete dhe burgjet do te lirohen nga tejmbushja me te denuaret per kultivim e perdorim kerpi!
Fatmir Xhamallati