Kryeministri Edi Rama ka njoftuar lehtësimin e ri të masave.
“Nga e hëna e ardhshme do të mbeten vetëm Zonat e Kuqe të përcaktuara në hartën bashkëngjitur, bashkitë Shkodër, Kurbin, Krujë, Durrës, Tiranë dhe Fier, ku do të vazhdojë i njëjti regjim oraresh lëvizjeje dhe rregullash të qarkullimit si deri tani. Këto zona do të blindohen me postblloqe dhe nuk do të lejohet hyrje-dalja e automjeteve të paautorizuara.
E gjithë pjesa tjetër e vendit do të jetë e gjelbër dhe qarkullimi ndërqytetas me automjet privat brenda gjithë kësaj pjese do të jetë i lirë, me një regjim orar që do të shtrihet deri në orën 21.00.
Për këtë pjesë do të mbeten në fuqi vetëm rregullat që ndalojnë grumbullimin e më shumë se pesë personave, aktivitetet kulturore e sportive të çdo lloji, transportin publik si edhe njësitë ekonomike ende të mbyllura.
Këtë fundjavë njësoj si fundjavën e shkuar, në të gjithë vendin do të lejohen të qarkullojnë vetëm automjetet që kanë autorizim për punë dhe dalja e këmbësorëve do të bëhet me dy fasha: Deri në orën 09.30 vetëm pensionistët dhe nga ora 10.30 deri në 17.30 prindërit me fëmijët deri në 14 vjeç. Nëse situata me numrat e të infektuarve dhe të të shtruarve në spital vazhdon të jetë e stabilizuar, kjo do të jetë fundjava e fundit me ndalim daljeje për vajzat e djemtë mbi 14 vjeç”, shkruan Rama.

o.j/dita

Faleminderit sulltan.
Sulltani i sat’eme.
Geri robt ku ti kesh,nuk te vjen turp qe i del ne mbrojte atij plehres apo dhe ti je hajdut si Edi Rama.
Hajdut i sat’eme.
Po sikur na i tregoi antaret e keshillit drejtues perse vazhdon te dale gjithmone vete !
CR7 merret me rob’t..dite e nate e nuk ka kohe per te mbledhur trute. Po pse mo Edo, nuk i sheh Rakacollin, Manastirliun, Çomon, Piperon, MSH neper ekrane çdo dite. Apo nuk ke sy e veshe nga inati qe paske e po te mbyt.