Vendim shokues, por edhe dëshmi paniku

anazapta

Hija e 21 janarit e cila u rikthye përsëri, dje më shumë se kurrë, e zymte dhe e errët do na ndjekë gjatë si popull si dëshmitare e padrejtësisë dhe despotizmit shtetëror. Kjo ngjarje e rëndë vazhdon të risjelle emocione dëshpërimi, neverie dhe zemërimi ekstrem. Keshtu do të jetë, për sa kohë shpirti jonë do e mbajë këtë barrë mbytëse. Dje vendimi i gjykatës e amplifikoi kete dhimbje.

Vendimi konfirmon pa asnjë hije dyshimi që drejtësia Shqiptare, përvecse thellësisht e korruptuar,  është totalisht e kontrolluar nga pushteti. Veçantia e këtij vendimi nuk  është që konfirmon këtë fakt botërisht të njohur, por mbi të gjitha nxjerr në pah frikën e skajshme që ka kapur tashmë pushtetin për humbjen e zgjedhjeve dhe detyrimisht humbjen e kontrollit mbi pushtetet. Po të mos ishte kështu, dhe po të ishte qeveria e sigurtë në fitore, do kishim zvarritjen e procesit deri pas zgjedhjeve t ë 23 qershorit , duke zbutur  emocionet e zemërimit  rreth kësaj ngjarje, në mënyre që të minimizonte humbjen e votave.

Megjithatë ne shohim nje veprim totalisht të kundërt, një vendim i cili zemëron të gjithë shqiptarët dhe të gjithë opinionin ndërkombëtar, sic e pamë edhe në deklaratën e ambasadorit amerikan: një deklaratë e cila shpreh qartë që tashmë ky pushtet ne dëshpërimin e tij, është i vetëm pa asnjë aleat kombëtar apo ndërkombëtar.

Nëse do lihej ky proces pas 23 qershorit, gardistët do kishin  një proces të drejtë dhe të paanshem, i cili me shumë gjasa do i nxirrte te fajshëm. Gjithashtu denimi i gardisteve do hapte rruge edhe  per dënimin e eprorëve, duke sjellë kështu një valë dënimesh te pashmangshme. Prandaj pra kjo eshte arsyeja e kesaj ngutje dhe i këtij vendimi.

Vetëm një qeveri e mbuluar nga paniku i humbjes ndërmerr veprime të tilla shokuese dhe ekstreme .Shenjat e dobësisë dhe lodhjes, i shohim qartë. Ulërimat e kryeministrit për fitore, nuk janë gjë tjetër vecse klithmat e fundit t ë një grabitqari tashmë të plagosur rëndë.

 

Opinion i nënshkruar: Imirjon Dani

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *