Kryeministri Edi Rama mblodhi pasditen e sotme kabinetin e tij qeveritar. Mbledhja e radhës së Këshillit të Ministrave nisi në orën 18:00, ndërsa u zyrtrarizuan lëvizjet në Policinë e Shtetit.
Vendimet:
Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e Këshillit të Ministrave në të cilën u morën këto vendime:
1- Krijimi i Task-Forcës për marrjen e masave të ndërhyrjes emergjente për mbrojtjen mjedisore dhe rehabilitimin e territorit.
Ky vendim ka për qëllim krijimin, përcaktimin e përbërjes, të kompetencave dhe të mënyrës së funksionimit të Task – Forcës për Mbrojtjen e Territorit, si një organizëm në nivel kombëtar, në kuadër të marrjes së masave të menjëhershme për rehabilitimin dhe mbrojtjen mjedisore të territorit, nën drejtimin e ministrit të Punëve të Brendshme.
2- Emërim në detyrë të z. Arben Isaraj, Zëvendësministër i Drejtësisë.
3- Largimin nga detyra dhe lënien e gradës “Drejtor i Përgjithshëm” të z. Hysni Burgaj dhe emërimin në këtë detyrë dhe gradë të z. Artan Didi.
4- Lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut të Lezhës, z. Pal Dajçi dhe emërimin në këtë detyrë të z. Nrec Deda.
5- Lirimin nga detyra të Prefektit të Qarkut të Vlorës, z. Eduart Veçani, dhe emërimin në këtë detyrë të z. Besnik Dervishi.
6- Emërimin e znj.Sonila Qato, në detyrën e Drejtorit të Përgjithshëm të Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.
7- Lirimin nga detyra të Drejtorit të Përgjithshëm të Autoritetit Kombëtar të Ushqimit, z. Artan Gjergji, dhe emërimin në këtë detyrë të z. Afrim Bakaj.
Në mbledhjen e Këshillit të Ministrave u përcaktuan gjithashtu fushat e përgjegjësisë shtetërore për; Ministrinë e Punëve të Jashtme, Ministrinë e Punëve të Brendshme, Ministrinë e Integrimit Evropian, Ministrinë e Zhvillimit Urban dhe Turizmit, Ministrinë e Mjedisit, Ministrinë E Shëndetësisë, Ministrinë e Bujqësisë Zhvillimit Rural dhe Administrimit të Ujërave, si dhe për Ministrin e Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike.

Jam keqpor nuk me del fryma pa e marre vesh funksionin e kesaj ministrise se integrimit te KRIMIT.
Ky Isaraj eshte gomar fare –hahahahaha Sa ishte depudet ky nuk foli nje here , ishte komplet pa goje…
Ka qene i semure,ka fituar me nje semundje te rende.
Sa per gomar,ndaj te njejtin mendim me ju.
Po ka qene semure –te shkuara ti jene , se nuk dija gje, dhe shyqyr qe ka shpetuar
Po ta shkruaj shqip e jo latinisht, se do ta kesh me te lehte me e marr vesh @raimondi Vlonjati nga ferrat ku po gjuan: “PADITURIA NUK ESHTE ARGUMENT!”
pse i shani keta njerez te devotshem e shtet-formues! Cfare nuk thate per Leshkon e LSI-se te ANTA. Sot po shani Petrit Sulen te DPAC
Eshte degjeneruar militantizmi o burra te shajme,,,,