Vendimet e mbledhjes së sotme të Qeverisë

redaktor

Kryeministri Edi Rama drejtoi sot mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën u miratuan disa vendime dhe projektligje.Kështu gjatë kësaj mbledhje, u miratuar projektligji: Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10352, datë 18.11.2010, “Për artin dhe kulturën”. Projektligji propozon shfuqizimin e të gjithë dispozitave që kanë të bëjnë me ekzistencën dhe veprimtarinë e Qendrës Kombëtare të Artit dhe Kulturës për shkak të dualizmit të kompetencave të kësaj qendre. Gjithashtu, propozohet  një riorganizim i disa institucioneve të artit, me qëllim profilizimin sipas fushës së veprimtarisë.

Këshilli i Ministrave mori disa vendime të rëndësishme si:

1.            Për rregullimin e disa çështjeve në zbatim të ligjit nr.170/2013, datë 14.11.2013, “Për miratimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor”.

Ky vendim ka synim përcaktimin e modaliteteve për zbatimin e marrëveshjes së asistencës së shërbimit doganor.

2.            Për lirimin dhe mandatimin e disa anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit.

Me anë të këtij vendimi lirohen dy prej anëtarëve të Këshillit Kombëtar të Kontabilitetit për shkak të përfundimit të mandatit dhe mandatohen në detyrë të dy anëtarë të rinj. Keshtu u liruan nga detyra Arjana Dyrmishi dhe Frederik Çuçllari, te cilet u zevendesuan nga Diana Lamani, propozuar nga fakulteti Ekonomik, Universiteti i Tiranës dhe Kesjana Halili, propozuar nga ministri i Financave.

3.            Për miratimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Gjeorgjisë, për udhëtimin pa viza për mbajtësit e pasaportave diplomatike dhe të shërbimit. Marrëveshja parashikon që mbajtësit e pasaportave të vlefshme diplomatike dhe të shërbimit, shtetas të secilës palë, kanë të drejtë të hyjnë dhe të qëndrojnë në territorin e palës tjetër pa vizë për një periudhë deri në 90 ditë brenda 180 ditëve nga data e hyrjes së parë.

4.            Për disa shtesa dhe ndryshime në vendimin nr.718, datë 29.10.2004, të Këshillit të Ministrave, “Për listën e personave të shpallur si financues të terrorizmit”, të ndryshuar.Vendimi ka si qëllim përditësimin e listës së miratuar të personave të shpallur si financues të terrorizmit me listën e shpallur si të tillë nga Organizata e Kombeve të Bashkuara.

5.            Për një ndryshim në vendimin nr.500, datë 6.7.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për emërimin e kryetarit dhe të anëtarëve të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Aviacionit Civil”, të ndryshuar. Keshtu në pikën 1, të vendimit nr.500, datë 6.7.2010, të Këshillit të Ministrave, të ndryshuar, në numrin rendor 5 fjalët “Gazmend Dibra  anëtar” zëvendësohen me “Z. Ilir Hebovija  anëtar”.

6.Për emërimin e z. Adrian Thano në detyrën e anëtarit të bordit mbikëqyrës të Agjencisë për Mbështetjen e Shoqërisë Civile (AMSHC).

7.            Për një ndryshim në vendimin nr.849, datë 19.12.2003, të Këshillit të Ministrave, “Për funksionimin e Fototekës Kombëtare “Marubi” dhe për kalimin e përgjegjësisë së administrimit nga bashkia e Shkodrës Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sporteve”.

8.            Për një ndryshim në vendimin nr.840, datë 21.10.2010, të Këshillit të Ministrave, “Për vendosjen e kabllit nëndetar ndërkombëtar me fibër optik Bari (Itali) – Gjiri i Lalzit (Shqipëri) (projekti Balkans – Itali Network)”, të ndryshuar. Ndryshimi i propozuar me këtë vendim ka si qëllim ripërtëritjen e afatit të lejes, deri në shkurt 2017, për realizimin e shtrimit të fibrës optike nënujore, e cila, do të ketë si pikë nisjeje qytetin e Barit në Itali dhe si pikë hyrëse Gjirin e Lalzit në Shqipëri

Share This Article
10 Comments
  • Adrian Thano ne bordin e shoqerise civile. Dhe pastaj z. Thano do jete objektiv me gazeten e tij ndaj qeverise. Hahahha. Cfare niveli gazetarie.

    Po te ishte me integritet nuk do ta pranonte. Ju si thoni do ta pranoje?

    • o lulimiri pyet njeher cfare eshte ky bord dhe pastaj shkruaj. Futu online o i uruar dhe shife me cfare merret, pastaj lesho silura per perplasje te mundshme me qeverine.

      • Beni, keta te Saliut kujtojne se nje post qeveritar eshte license per te vjedhur dhe lum kush e merr. Ashtu i ka mesuar qoftelargu

        Nje post qeveritar eshte PERGJEGJESI O LULMIR PO FJALA PERGJEGJESI NUK NDODHET NE FJALORIN E JUAJ, qe kini model Saliun

        • nuk eshte as post qeveritar. eshte funksion mbikqyres jashte institucionit. me sa lexova deri tani ne kete bord kane qen Henri Cili dhe Altin Goxhaj. Keshtu shkruhet en faqen online te amshc.

  • o z. lulmir, nje nga kriteret per te qene anetar i ketij bordi eshte te vish patjeter nga radhet e medias. S’ka kurrfare konflikt interesi, ik e pi nje dopio kafe, hajt.

  • Ceshte kjo agjenci !e mbeshtetjes se shoqeris civile.ne ckuptim ??te pergjithshem ,kush eshte kryetari i ketije bordi. zoti thano kjo vjen era oportunizim ose me sakte Cilizem..megjithate suksese ju takon …

  • Urime Thano! Por mos u bëj kurrë palë me pushtetin. Pushteti te korrupton. Qoftë ky dhe më përparimtari?

  • Adrian Thano, Mero Baze dhe pak te tjere qe numerohen me gishtat e dores, ta mbikqyrin shoqerine civile ashtu sic kane mbikqyrur deri tani qeverine qe iku dhe qeverine qe erdhi. Urime dhe me behet zemra mal qe me ne fund Rama beri nje zgjedhje qe na ngroh zemrat ne popullit te majte te sfilitur

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *