Kryeministri Edi Rama drejtoi, sot, mbledhjen e Këshillit të Ministrave, në të cilën u miratuan vendimet dhe projektligjet, si më poshtë:
PROJEKTLIGJE:
1. Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.7905, datë 21.3.1995, “Kodi i Procedurës Penale i Republikës së Shqipërisë”, të ndryshuar.
Ndryshimet e propozuara në Kodin e Procedurës Penale synojnë përfshirjen në kompetencën e Gjykatës së Krimeve të Rënda të veprave penale në fushën e korrupsionit, si dhe përcaktimin e dhënies së autorizimit për të proceduar në rastet e: arrestit, ushtrimit të kontrollit personal ose të banesës, për deputetin, gjyqtarin, gjyqtarin e Gjykatës Kushtetuese dhe gjyqtarin e Gjykatës së Lartë.
2. Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.10192, datë 3.12.2009, “Për parandalimin dhe goditjen e krimit të organizuar dhe trafikimit nëpërmjet masave parandaluese kundër pasurisë”.
Projektligji që do t’i propozohet Kuvendit për miratim synon zbatimin e masave parandaluese, me karakter pasuror, nëpërmjet sekuestrimit të pasurive, veprimtarisë ekonomike, tregtare dhe profesionale, si dhe nëpërmjet konfiskimit të pasurisë ndaj personave, mbi të cilët ekziston një dyshim i arsyeshëm për kryerjen e veprave penale në fushën e korrupsionit.
VENDIME:
1.Miratim i planit të veprimit për luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
Është miratuar në këtë mbledhje plani i veprimit në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar, në të cilin janë përcaktuar hapat konkretë që duhen ndjekur përgjatë muajve në vijim, me fokus luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.
2. Për lirimin nga detyra të z.Simon Miraka dhe emërimin në detyrë të drejtorit të Përgjithshëm të Institutit të Integrimit të të Përndjekurve të z.Bedri Blloshmi.
3. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, nën Instrumentin e Asistencës së Paraaderimit (IPA), komponenti II – bashkëpunimi ndërkufitar, për vitin 2012.
Objektivi i përgjithshëm i këtij programi bashkëpunimi, që do të mbështetet nga fondet financiare të IPA-s për vitin 2012, është promovimi i veprimeve të përbashkëta ndërmjet njerëzve, komuniteteve dhe institucioneve të zonave kufitare, me synim arritjen e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, zhvillimit të qëndrueshëm, stabilitetit dhe prosperitetit në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
4. Për miratimin, në parim, të marrëveshjes së financimit, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, për programin ndërkufitar ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, nën Instrumentin e Asistencës së Paraaderimit (IPA), komponenti II – bashkëpunimi ndërkufitar, për vitin 2013.
Objektivi i përgjithshëm i këtij programi bashkëpunimi, që do të mbështetet nga fondet financiare të IPA-s për vitin 2013, është promovimi i veprimeve të përbashkëta ndërmjet njerëzve, komuniteteve dhe institucioneve të zonave kufitare, me synim arritjen e marrëdhënieve të mira të fqinjësisë, zhvillimit të qëndrueshëm, stabilitetit dhe prosperitetit në interes të qytetarëve të Kosovës dhe Shqipërisë.
5. Për një fond në buxhetin e vitit 2013, miratuar për Ministrinë e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë, për dhënie ndihme financiare familjes të të ndjerit Lirak Bejko.
Me këtë vendim i jepet një ndihmë financiare në masën 500. 000 lekë familjes së të ndjerit Lirak Bejko, ish i dënuar politik, pjesëmarrës në grevën e urisë të nëntorit 2012.
6. Për transferimin e objektit me emërtimin “Dampa e hirave – TEC”, pjesë përbërëse e pronës “Kombinati Energjetik, sh.a., Elbasan”, në pronësi të bashkisë Elbasan, të qarkut të Elbasanit.
Ky vendimin ka si synim përcaktimin e hapësirës për ndërtimin e Landfillit rajonal të përpunimit të mbetjeve urbane, për bashkinë Elbasan.
7. Për shfuqizimin e vendimit nr.658, datë 7.8.2013, të Këshillit të Ministrave, dhe ripërtëritjen e fuqisë ligjore të disa pikave të vendimit nr.771, datë 7.11.2012, të Këshillit të Ministrave.
Vendimi synon shfuqizimin e vendimit nr.658, datë 7.8.2013, të Këshillit të Ministrave, i cili hoqi kritere të rëndësishme, pa të cilat, humbet kuptimi i organizimit të një shërbimi spitalor dhe ripërtëritjen e fuqisë ligjore të disa parashikimeve të rëndësishme të vendimit nr.771, datë 7.11.2012, të Këshillit të Ministrave.

E futi dhe Bamka lugen ne tenxheren e pushtetit, po se mos u hapin dosjen e vella Mulit, dhe na del se ka spiunuar shume artiste e gazetar, apo nuk e ben Bedriu ate pune qe te hap letrat e vjetra?????????????????
Suksese BEDRI BLLOSHMIT !
Bravo
Rrrrrrrrrrrrrrrilindasit Rama .
S.Miraka ,hem ,do jete me mire qe une mos te flas ..me duhet te respektoj veten .
Tashti do flas vërtet me heshtjen Topi…Një dorë në opozitë…e tjetrën në pushtet….(mir ja kaloi Bamka…)
Qeveria duhet te rishikoje urgjentisht ligjin per prosedurat penale a avokatine – nuk ka asnje arsye qe te shtyhen gjyqet se mungojne avokatet – ne te gjithe boten avokatet jane te lire te vijne ne gjyq ose jo ne varesi te deshires te te pandehurit – ska pse te shtyhen gjyqet se nuk duan avokatet (ne marreveshje me kriminelet) te vijne ne gjyq.
Urime z.Blloshmit ne ate detyre se te pakten jo i takon por Ai e di shume mire kuptimin e fjales PERSEKUTIM.Bedri qendro Blloshem deri ne fund.Suksese.
Me ne fund vajti haka tek i zoti.Zgjedhja e z.Blloshmi ne ate post ju ka percelluar keq zhosefinave te Saliut,po dridhen dosjet e Saliut,nuk do te thone dot:-Perfaqesojme te persekutuarit politike,nuk do ti bej me goja te recitojne `Saharane` e Wilsonit,le te recitojne;`Sali baba me 40 hajdute` Ajo arra levozhge holle ne kopshtin para shtepise suaj ne Berzeshte nuk i kishte shkundur kokrrat per miqte.