Vendimet e qeverisë: Miratohet shpronësimi për varrezat e Tiranës

anazapta

Në mbledhjen e sotme, qeveria ka miratuar vendimin  për shpronësimin e banorëve që preken nga rehabilitimi dhe zgjerimi i varrezave publike Sharrë dhe Tufinë. 

Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, tha se miratimi i vendimit zgjidh njëherë e mirë ngërçin e krijuar nga Bashkia e Tiranës. Vendimi parashikon shpronësimet e 36 mijë metra katrorë tokë

“Sot përfundojmë një debat plotësisht të panevojshëm aspak të shëndoshë dhe mbi të gjitha ndikoi padrejtësisht mbi sigurinë e qytetarëve.   Ne gjykojmë se kjo ishte një papërgjegjshmëri dhe zvarritje e panevojshme nga ana e Bashkisë së Tiranës dhe pushtetit vendor. Fondi për kompensimin e pronarëve do të përballohet nga buxheti i miratuar nga Bashkia e Tiranës. Miratimi i këtij projektvendimi mundëson zgjidhjen njëherë e mirë e situatës dhe për të zhbllokuar ngërçin e krijuar nga bashkia e Tiranës,  mundëson likuidimin e pronarëve si dhe mundëson realizimin e investimit të kërkuar në të dy varrezat” , tha Tahiri.

Një vendim tjetër i marrë nga qeveria në mbledhjen e sotme ishte edhe ai i pranimit pa konkurs në akademinë e policisë të fëmijëve të punonjësve të vrarë në krye të detyrës.

“Sot qeveria për t‘u dhënë qytetarëve më shumë siguri, inovacion dhe progres miratoi dy vendime mjaft të rëndësishme në fushën e sigurisë.  Hapja e procesit të konkurrimit për 10 mijë të rinj dhe të rejave në shkollën e policisë vendosi sot që fëmijët e punonjësve të vrarë në krye të detyrës, do hyjnë në akademinë e policisë pa kaluar në procedurat standarde”,  tha Tahiri.

Ministri i Shëndetësisë, Ilir Beqaj, theksoi se qeveria ka miratuar edhe fondin për maternitetin  e Luginës së Preshevës.

“Këshilli i Ministrave miratoi vendimin për transportimin e fondit të komunës së Preshevës për nevojat e funksionimit normal të maternitetit të Preshevës. Është një zotim yni për të mbështetur shqiptarët në Luginë, është një detyrim edhe nga vendimi i mbledhjes së përbashkët me qeverinë e Kosovës që u zhvillua në fillim të janarit”, tha Beqja.

Tjetër vendim i qeverisë është edhe miratimi i marrëveshjes për heqjen e tatimit të dyfishtë, për të ardhurat e kapitalin dhe parandalimin e evazionit fiskal me Kosovën.

vendimet

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *