Drejtësia është pushteti-rojë prej së cilës varet shëndeti i një shteti. Është ajo që e ruan shtetin nga të gjitha rreziqet që i kanosen atij dhe shoqërisë. Ajo e mbron edhe nga pushtetet e tjera, nëse ato do t’i shmangeshin Kushtetutës dhe ligjeve. Por drejtësia në Shqipëri është e sëmurë rëndë dhe e pa aftë për të kryer funksionet e saj. Ajo nuk dënon dot as keqbërësit që kanë mundësi të paguajnë dhe, vit pas viti, na ka dhënë prova se sëmundja po përparon. Ky përfundim nuk është një perceptim i ndikuar nga “pala që humbet gjyqet”, por një realitet i prekshëm. Provat janë shumë të qarta. Në të gjitha raportet vjetore të institucioneve ndërkombëtare është nënvizuar se drejtësia në Shqipëri është e pabesueshme.
Realiteti është bërë aq i rrezikshëm për destabilizimin e vendit, saqë edhe partnerët e huaj, mbështetës të zhvillimit të Shqipërisë, e lanë mënjanë gjuhën diplomatike dhe po e thonë açik se vendimet e gjykatave janë haptazi të padrejta. U fol açik, prandaj Sali Berisha nuk kishte mundësi të zbatonte taktikën e tij të njohur, adresimin e kritikave “të miqve të mëdhenj të Shqipërisë” tek opozita, si përgjegjësi të saja dhe të aktorëve të tjerë vendas. Në pamundësi për të shfrytëzuar gjuhën diplomatike iu kthye “kodit të sojliut”, që e këshillon t’u dalë ballas armiqve, u tha miqve të Shqipërisë se po ndërhynin në gjykatat shqiptare, se po shkelnin parimin themelor të drejtësisë, pavarësinë e saj.
Për këdo që vëren ato që ndodhin në Shqipëri, është e qartë se drejtësia tek ne është viktimë dhe vegël e Sali Berishës. Fillimet e përpjekjeve për ta bërë të tillë përkojnë me fillimin e karrierës së tij politike. Provën e parë e dha sapo u ul në fronin e Presidentit të Republikës.
Një mëngjes, në verën e vitit 1992, mori hov dhe u ndal tek gjykata e Tiranës. Me pretekstin se nuk po jepnin drejtësi, i shau e i kërcënoi gjyqtarët e mbledhur në një sallë. Njëra prej gjyqtareve përfundoi në qelitë e 313. Shkulte flokët e vet e zeza grua. I menjëhershëm qe reagimi i një zonje fisnike dhe mike e Shqipërisë, Kristina von Kol (Christine von Kohl). Me vullnetin e mirë për të ndihmuar në ndërtimin e shtetit të së drejtës, zonja Von Kol i shpjegoi me dashamirësi Sali Berishës se pushteti gjyqësor është e duhet të jetë i pavarur, si dhe arsyet pse nuk duhej bërë ajo që bëri. Por president Saliu e përçmoi dhe e përzuri nga zyra. Gazetari Fatos Lubonja, i pranishëm në takim, e bëri publike sjelljen e kryetarit të shtetit. Kjo e shtyu të nxiste shërbëtorët e tij të silleshin si zuska dhe zuzarë ndaj zonjës së nderuar. Shkrimet e tyre të shëmtuara janë të stampuara në faqet e gazetës së tij, RD.
Për të vlerësuar saktësinë e konkluzionit, se drejtësia është vegël dhe viktimë e Sali Berishës, është e nevojshme të kujtojmë disa prej proceseve penale të filluara ose jo me nismën e tij, por të përfunduara në përputhje me vullnetin e tij. Kjo do na jap mundësi të kuptojmë se vendimi i pafajësisë për ngjarjen e 21 janarit nuk ishte rrufe në qiell të kthjellët. Rrugëtimi për të mbërritur në këtë pikë ka qenë relativisht i gjatë.
Zëri i znj. Von Kol mbeti i vetmuar. Opozita ishte e hutuar. Të tjerët heshtën, madje më keq se kaq, sepse nuk do vononte dhe do shihnim në fotografi amerikanin Raierson (Rayerson) që i fërkonte dorën presidentit tonë (shumë e ngjashme ajo ledhë me lajkën “burrë shteti” që i bëri zoti Arvizu 20 vjet më pas).
Edhe në publik u krijua përshtypja se presidenti do ta vazhdonte pa pengesa rrugën e nisur. Nuk mënoi dhe iu përvesh punës për të bërë gjyqin e parë të pushtetit të tij, atë për ngjarjen e 2 prillit 1991. Para se të vinte në pushtet i qe imponuar Gjykatës së Lartë që gjyqtar i çështjes të ishte Qazim Gjoni, bashkëkrahinas i tij dhe kryetar i gjykatës së rrethit Dibër.
Procedura penale e kërkonte që gjyqtari të ishte ushtarak dhe Qazimi u ul në vendin e kryegjyqtarit me uniformë ushtarake. Komedia vazhdoi. Kur duhej që Qazimi të ishte gjyqtar civil, bëhej ndryshimi i K.Pr. Penale dhe Qazimi e linte në gardërobë kostumin ushtarak; duhej justifikuar vonesa në gjykim, Qazimi e kthente dosjen për hetime “plotësues”; duhej shtyrë gjykimi, se vendimi duhej të jepej në një kohë politikisht të përshtatshme për Saliun, e shtynte Qazimi; duhej arrestuar edhe dikush tjetër, se ashtu donte presidenti, e arrestonte Qazimi; duhej që banditët e rrugës ta mbushnin vazhdimisht sallën e gjyqit dhe të fyenin e godisnin të pandehurit dhe dëshmitarët që nuk flisnin atë që i duhej Saliut, ua krijonte kushtet Qazimi; duhej ndryshuar akuza për të pandehurit, nga shpërdorim detyre në vrasje me dashje, e bënte Qazimi, duhej mbyllur gjykimi dhe dhënë vendimi ditën e krishtlindjeve, e bëri Qazimi.
Farsa mbaroi me dënimin e njerëzve të pafajshëm për krimin e vrasjes. Arsyetimi i vendimit se: “Të pandehurit as kanë vrarë dhe as kanë dëshiruar ardhjen e pasojave, por kanë lejuar ardhjen e tyre”, ishte skandaloz në kuptimin juridik dhe logjik, por shprehte më së miri se ai nuk u mor sipas ligjit dhe provave, por sipas vullnetit të individit të pushtetshëm, Sali Berishës. Tre-katër zëra reagues ndaj paligjshmërisë së procesit dhe vendimit të dhënë, ishin shumë pak për të demaskuar farsën dhe ndalur Sali Berishën në arritjen e qëllimeve.
Pas dhënies së vendimit ngriti në përgjegjësi Qazimin, hetuesin Qeleshi dhe prokurorin Fana. Shpërblimi, pavarësisht formimit profesional mediokër dhe të kaluarës së tyre, i bëri ata model për cilindo që dëshironte t’i shërbente atij dhe jo shtetit.
Hedhja e këtij hapi e bindi Saliun se mund të mbyllte në burg cilindo dhe me çfarëdo akuze që t’ia rrokte mendja. Me firmën e Qeleshit arrestoi kryetarin e opozitës, ish-kryeministrin Fatos Nano. Imazhi i fotos kishte ndikimin e vet për ta perceptuar edhe këtë akt si të mbështetur nga përfaqësuesi i SHBA në Tiranë.
Sukseset e para i treguan se Modeli (alias Qazimi) riprodhonte, por nuk mjaftonte. I duhej që drejtësinë ta bënte shërbëtore të tijën sa më shpejt. Diçka duhet të bënte dhe duket se idenë e mori nga shkencëtarët e gjenetikës, që punonin prej vitesh për klonimin e deles. Pa humbur kohë ndërmori nismën për “klonim”. Zgjodhi militantët më të devotshëm dhe, brenda 6-muajve, atje tek Plepat, e “klonoi” Qazimin me dhjetëra herë. Para se të vinte në jetë delja Doll, juristët 6-mujor zunë vendet e profesionistëve në gjykata dhe në prokurori.
Tashmë Sali Berisha mund të fajësonte e dënonte cilindo që i zinte rrugën, por edhe mund të shfajësonte dhe shpallte të pafajshëm këdo që i shërbente. Kryetarin e opozitës e dënoi si vjedhës të rëndomtë. Reagimi i opozitës ndaj farsës së dytë gjyqësore nuk ishte ai që duhet të ishte. Propagandistët e palodhur të brendshëm dhe të jashtëm, e paraqisnin si trashëgimtare dhe pretenduese për të rikthyer komunizmin.
Ngjarja terroriste në repartin ushtarak të Peshkëpisë, më shumë sesa egërsinë dhe vendosmërinë e qarqeve ekstremiste greke për të aneksuar edhe më shumë territore shqiptare, evidentoi gjendjen fatkeqe ku e katandisi ushtrinë shqiptare “patrioti” Sali Berisha, brenda një kohe shumë të shkurtër (repartin ushtarak e kishte çarmatosur me urdhër). Sedra kombëtare u lëndua rëndë. Kjo e trembi më shumë sesa dhimbja për jetët e humbura. Për t’u treguar patriot vendosi t’i tregonte vendin Greqisë. Urdhëroi drejtësinë të arrestonte dhe dënonte një grup shtetasish shqiptarë me kombësi greke.
Farsa e tretë gjyqësore dështoi, jo në saje të reagimit të opozitës apo të opinionit publik, por në saje të reagimit ndërkombëtar, veçanërisht të SHBA. Bashkë me qytetarët minoritarë SHBA shpëtuan nga burgu i Saliut edhe kryetarin e Gjykatës së Kasacionit, Zef Brozin.
Më pas, së bashku me shërbëtorin e tij fanatik, Bashkim Gazidede, organizuan arrestimin sekret të biznesmenit nga Kosova Rremzi Hoxha dhe të dy shtetasve të tjerë. Rremzi Hoxha u vra pa gjyq. Dihet se ç’ndodhi me procesin gjyqësor. Disa nga ata që u përpoqën të vinin para përgjegjësisë personat fajtorë nuk jetojnë më. Përpjekjet për të zhdukur provat e krimit rezultuan të suksesshme deri diku. Ndërsa ndërhyrjet e Sali Berishës për të mbrojtur personat e akuzuar ishin pa kurrfarë droje. Demagogjinë e tij, për të justifikuar postet drejtuese që u jepte të pandehurve të çështjes, me pretendimin se respektonte parimin e prezumimit të pafajësisë, e bënin transparente qëndrimet e kundërta që mbante ndaj personave të tjerë, të akuzuar prej tij.
Pas shumë viteve gjykata “e pavarur” e dha vendimin. I fajshëm, për të rrëmbyerit dhe të vrarin, u shpall Shik-asi i arratisur në Angli. Rrëmbyesit, që ishin përballë saj u lanë të lirë. Përfundimisht, përgjegjësia mbeti e pandriçuar, krimi pa u ndëshkuar, Rremzi Hoxha pa varr, ndërsa Sali Berisha, “respektues” i parimit të prezumimit të pafajësisë, duarlarë.
Vrasjen dhe fshehjen e trupit të Rremzi Hoxhës e kishte mbajtur top sekret. Zërin e familjarëve e zbehën edhe më shumë veprimtaritë për zgjedhjet e përgjithshme të majit 1996. Vjedhja e zgjedhjeve prej Sali Berishës dhe qëndrimi kritik i faktorit ndërkombëtar ndaj tij, veçanërisht ai i SHBA, nga njëra anë, dhe afrimi i ditës së shembjes së piramidave financiare, nga ana tjetër, po e çonin regjimin drejtë shembjes. Në kërkim të gjetjes së alibisë, për të larguar vëmendjen nga problemet reale që kishte krijuar, zgjodhi të deklaronte se kishte zbuluar një organizatë kriminale, “Hakmarrja për Drejtësi”. Ajo, sikurse tha, kryente krime me qëllim destabilizimin e rendit, ishte e lidhur me familjarë të Enver Hoxhës dhe mbështetej nga opozita me synimin final: kthimin e komunizmit në pushtet.
Televizioni shtetëror, krahas listës së gjatë të krimeve që pretendohej se kishte kryer dhe do të kryente “Hakmarrja”, transmetoi pamje të disa djemve, armë të llojeve të ndryshme, plane sekrete të shkruara me dorë, midis tyre edhe atë të vrasjes së Sali Berishës, kasafortë me një milion dollarë, eksploziva, telekomanda për shpërthime nga larg, radio e shumë prova të tjera. Në një proces gjyqësor, që u mbyll me pafajësinë e të akuzuarve në vitin 2003, u vërtetua se të gjitha provat ishin të falsifikuara. Me këmbënguljen e Saliut gjykimi filloi nga e para. Sërish të gjitha provat dolën të rreme. Përpjekjet për falsifikim kishin nisur pasi ishte deklaruar se provat ekzistonin, bash si në rastin e ngjarjes së 21 janarit, kur, pasi Saliu jep versionin “zyrtar” provat zhduken dhe zëvendësohen me prova të rreme. Gjykata e dytë pranoi se provat ishin të papërdorshme, por, në kundërshtim me çdo praktikë penale dhe logjikë formale, të akuzuarit e “Hakmarrjes” i dënoi. Për të mbuluar krimin e falsifikimit të kryer nga njerëzit e Saliut, gjyqtari Laro (i Apelit) e shpërfilli të vërtetën me arsyetimin se “falsifikimi i provave nuk është objekt i këtij gjykimi”.
Në historia e “Hakmarrjes për Drejtësi” gjenden prova të mirëfillta të keqpërdorimit të sistemit të drejtësisë nga Sali Berisha. Angazhimin e pandalshëm të tij duket se, më së shumti, e ka motivuar nevoja për të mbajtur të mbuluar manipulimet që u kishte bërë provave në vitin 1996. Ndërhyrjet e hapura dhe përdorimi për të ushtruar presion mbi kundërshtarët politikë kanë përmasa groteske. Aty kanë gjetur lëndë për satirë dy nga penat e përditshme të shtypit shqiptar, A. Duka dhe M. Baze. Satirizimi i Saliut për “Hakmarrjen” ka ndikimin e vet, por satira nuk e shëron dot drejtësinë.
Diktimi i vendimeve të gjykatave në proceset e përmendura dhe në të tjera të ngjashme me to, ka qenë punë e lehtë për Sali Berishën. Klasa politike dhe mediat ose nuk kanë reaguar, ose reagimet e tyre kanë qenë shumë të pjesshme dhe të vakëta. Ndërsa shoqëria civile nuk e ka parë të arsyeshme ta çelë gojën. Mungesa e reagimeve për 20 vjet rresht ia shtroi rrugën për arritjen e qëllimit. Vendimi i dhënë për ngjarjen e 21 janarit e gjeti rrugën të shtruar dhe, në përmbajtje, nuk mund të mos ishte në përputhje të plotë me praktikën e krijuar ndër vite. Arsyetimi i vendimit, se akuza e ngritur kundër të pandehurve “nuk qëndron, duke pasur parasysh edhe institutin e mbrojtjes së nevojshme, detyrimet ligjore… për mbrojtjen e institucioneve dhe personaliteteve zyrtare që kanë në mbrojtje”, është aq i pa mbështetur në prova dhe në ligj saç janë edhe arsyetimet e vendimeve të përmendura.
Faktikisht shteti ka mbetur pa mbrojtje. Pushteti i drejtësisë është thjesht pushteti i Sali Berishës. Në qoftë se nuk do të ishte kështu, Sali Berisha nuk do të kishte kurajë t’i vinte ministrat nën urdhrat e të birit, organizatorit të aferës kriminale të Gërdecit. Dhe më pas, pse duhet të frikej për të vrarë katër a më shumë qytetarë protestues në bulevard? Ç’rëndësi kishte fakti që ata ishin me duar në xhepa? Vërtet ngjarja dhe vrasjet e katër qytetarëve u shtjelluan para syve të gjithë botës, por ç’vlerë ka masa e pafundme e dëshmitarëve okularë që panë, drejtpërdrejt apo nëpërmjet ekraneve, krimin e kryer prej tij? Mos do ishin dëshmitarët dhe provat materiale, ato që do vendosnin për fajësinë? Jo, do ishte gjykata, e përdhunuara prej tij, ajo që do jepte pafajësinë. I kishte të gjitha arsyet të ishte i sigurt që gjykata do vendoste siç ai tha. Për shembull, tha se protestuesit ishin puçistë dhe, pasi policia rrahu e torturoi me dhjetëra prej tyre, gjykata i dënoi për prishje të rendit; tha se gardistët ishin të pafajshëm dhe gjykata i shpalli të pafajshëm; tha se protestuesit rrezikuan gardistët, institucionin dhe jetën e kryeministrit, kështu tha edhe gjykata me vendimin e saj.
Sidoqoftë, vendimi për ngjarjen e 21 janarit, solli një ndryshim në qëndrimin e të huajve. E folmja troç e amerikanëve dhe evropianëve për padrejtësinë e vendimit shpreh humbjen e shpresës. Ata u bindën përfundimisht se me Sali Berishën nuk mund të merresh vesh dhe se, sa të ketë pushtet, kurrë nuk do ta lejojë sistemin e drejtësisë të funksionojë sipas ligjeve. Kjo është e rëndësishme, por jo e mjaftueshme për ta bërë Shqipërinë një vend normal.
Gjendja në sistemin e drejtësisë është shumë e rëndë. Infeksioni është i thellë dhe i shtrirë në gjithë sistemin. Ndjekësit e modelit “qazim” dhe të “klonuarit” janë kudo, në gjykata, në prokurori, në policin gjyqësore dhe shkencore, ku veprojnë aktivisht prej vitesh ekspertë të korruptuar, që, me manipulim provash, i shërbejnë sa Saliut, aq edhe kriminelëve. Ndonëse kam bindjen se nuk përbëjnë shumicë, duket se ndikimi i qazimëve është i konsiderueshëm edhe mbi shoqatat e sistemit të drejtësisë. Nuk është e vështirë të vësh re se këto shoqata nuk shfaqen thjesht si zbukurim i rremë për “shtetin demokratik”. Ato nuk kanë reaguar asnjëherë për dhunimin që Saliu u ka bërë parimeve kushtetuese mbi të cilat duhet të funksionojë drejtësia. Kanë heshtur ndaj presioneve të tij të hapura, agresive, të vazhdueshme dhe të pandalshme mbi prokurorinë dhe gjykatat për të proceduar e dënuar ata që nuk i konsideron të tijtë dhe për të mos proceduar e dënuar ata që janë bashkëpunëtorë të tijtë. Nuk kanë pasur efekt të kundërt me këtë heshtje as deklaratat e shoqatës (Dhomës) së avokatëve, që kanë synuar të përligjin veprimtarinë me përfitime marramendëse të vajzës së Saliut, sa herë që shtypi ka botuar dokumente komprometuese. Për të mos folur për KLD-n, të cilën e kemi parë të vrapojë pa humbur minutën për të gjetur të meta në vendimet që nuk i pëlqejnë Saliut dhe të mos e luaj vendin për vendimet që publiku i gjerë i ka vlerësuar të padrejta.
Çlirimi i Drejtësisë nga Sali Berisha nuk është një punë e lehtë. Kush pret drejtësi nga individë të përfshirë në procese që nuk janë zgjidhur sipas ligjit dhe provave, por sipas interesave të Sali Berishës, gabohet. Largimi i tij nga pushteti mundet t’ia bëjë të vështirë ngashënjimin dhe shpërblimin e tyre, por ata bëjnë pjesë në kategorinë e njerëzve me “dosje”, të cilët ai ka ditur t’i përdorë me të njëjtin efektivitet edhe kur ka qenë në opozitë.
Deklaratat e opozitës se do të bëjë drejtësi për çështje konkrete nuk duken të mirëmenduara. Ka shumë arsye që e bëjnë vullnetin politik të pamjaftueshëm. Mbi të gjitha qëndron mbrojtja kushtetuese dhe ligjore për punonjësit e drejtësisë, e cila nuk duhet të preket. I pamjaftueshëm do mbetej vullneti i pozitës së nesërme edhe nëse do ndodhte që t’i bashkohej vullneti i Prokurorit të Përgjithshëm. Shërimi i sistemit nuk është i pamundur, por kërkon program të studiuar, përkushtim dhe kohë.
Gazeta “Dita” meriton respekt per analistet qe fton te botojne analizat ne faqet e saj.
Kisha bindjen se gjithecka ka bere Sali Berisha me drejtesine i kisha te qarta. Por nga brendia e kesaj analize vura re se koha ben te veten dhe mendja harron.
E kam te qarte se Neshat Fana eshte ne krye, ne KLD d.m.th. emeron gjyqtare dhe deshkon gjyqtare. Qeleshin Sala nuk e perdori dot kur ardhi ne pushtet me 2005 se u pajtua me Nanon, Qazimin e kapi “Fiksi” duke korruptuar drejtesine. Po te mos kishin ndodhur pajtimi me Nano viktimen dhe fiksimi i fiksit edhe Arben Qeleshin dhe Qazimin mbi krye do ti kishim.
Respekt per gazeten dhe autorin e shkrimit.
Shkrim shume i mire, deshiroj te shtoj edhe nje problematike te mprehte ne drejtesine shqiptare, kohezgjatjen e gjyqeve. Gjyqtaret e te gjitha shkalleve punojne me dy shpejtesi: kur pale ne proces jane VIP-at, seancat jane me te aferta ne kohe dhe gjyqet mbyllen shpejt, ndersa kur pale jane njerez te thjeshte shumica e gjyqeve zvarriten se tepermi. Me VIP-a nenkuptoj jo vetem politikanet e maxhorances por edhe te tjere. Sa per ilustrim, seancat e procesit I. Kadare vs N. Hoxha per doreshkrimin e Dimrit ishin me te aferta ne kohe se shumica e seancave te tjera te gjykates se shkalles se pare.
Ketu tek gazeta Dita po njifemi me analiste qe nuk i kemi pare ne TV. Per mua kjo tregon se gazeta Dita se pari i jep hapsire njerzve te ndershem dhe te pa perlyer, ndryshe nga gazetat e tjera ku lexojme cdo dite te njejtet “analiste” prej 20 vitesh dhe qe na thone po te njejtat perralla, nje here me gogola dhe tjetren me kacamisra. Prandaj nje bravo te madhe per gazeten dhe kryeredaktorin. Bravo dhe autorit te shkrimit qe i thote gjerat ashtu sic jane dhe pa zbukurime dhe servilizma. Se ky servilizmi per nje vend pune na ka lene ketu ku jemi.
Mbas vdekjes se Sali Berishes (politike apo fizike), do te filloje vetegjyqesia e qytetareve te denuar dhe te persekutuar nga Sali Berisha dhe gjyqtaret e plepave. Do te vije nje kohe kur ata te gjithe do te ikin si kova pusi, bashke me kryekriminelin dhe kryetradhetarin Sali Berisha.
Popull, duro edhe pak! Vdekja e krimineleve eshte e shpejte dhe e sigurt. Rrofte populli shqiptar, vdekje tradhetareve dhe krimineleve te Sali Berishes.
Une jam e bindur se nese nuk do te kishte qene ndikimi qellimkeq i Sali Berishes ne sistemin e drejtesise, ne Shqiperi nuk do te humbnin jeten kaq shume njerez nga vetegjyqesite. Edhe vrasjet e fundit te njerzve te shtetit nuk do te ndodhin. Kam frike se kjo gjendje do te vazhdoje gjate, sa kohe te jene ne drejtesi njerez si Sashenka qe, edhe pse nuk e do populli, e mbajne ne pushtet Saliun.
Per mua asgje nuk ka per te ndodhur dhe kur te vi Rama ne pushtet. Rama vet eshte komplet i paafte per te shkulur te keqen Sali dhe kete e ka deshmuar shume here. Rama mua nuk me bind edhe per faktin se nuk eshte serioz dhe kembngules per ti shkuar reformave deri ne fund sidomos kesaj te drejtesise. Dhe reformen ne drejtesi nuk mund ta bejne dy njerzit me palaco te saj qe i kane sherbyer edhe Saliut dhe qe sot i mban Rama nen sqetull, Dhori Sollakun dhe Fatmir Xhafajn qe perdorte shtetin per te nxjerr nga burgu vellain ne Itali. Shkurt nuk besoj se tek Rilindja e Rames, te pakten per sistemin e drejtesise.
Drejtesia do te behet institucion i pavarur kur gjithe klyshet e Saliu t’i paketojne e t’ia japin me vete kur ta perzere vota nga pushteti. Nese Saliu largohet pa ata, fara e keqe e tyre do ta mbaje te pegere tere sistemin.
Nenshtrimi i punonjesve te ” Drejtesise ” ndaj nje bajraktari pa karakter, nuk tregon vetem natyren kriminale te Berishes por edhe degradimin tone moral si shoqeri. Pergezoj gazeten per botimin e shkrimit si dhe autorin e tij ( i cili, per koincidence, paska mbiemrin tim ). Drejtesia dhe mjekesia jane dy nga plaget qe do te marrin kohe te sherohen. Dhori Sallaku dhe Maksim Haxhia duhet t’ia bejne te ditur popullit ato qe Sali Berisha ka bere ne prapaskene ( por ne pranine e tyre ) per te menaxhuar proceset gjyqesore sipas interesave te tij. Shkrimi i kujtimeve ne pleqeri s’i hyn ne pune askujt.
Fatkeqesisht, tranzicioni ne Shqiperi, eshte luhatur vazhdimisht midis autokracise se paster ne thelb, por jo ne forme, dhe nje demokracie te dobet. Berisha, eshte shnderruar ne simbolin e perfaqesimit te sistemit autokrat, ku figura e ‘njeshit’, eshte vete ai, justifikimi dhe legjetimimi i ketij pushteti. Institucionet e tjera, jane nje ‘garniture’, per te krijuar idene e nje demokracie ne forme, por thelbi i qeverisjes se tij ngelet forma autokratike, pushtet absolut personal.
Sa here, Berisha ngjitet ne pushtet, Demokracia asfiksohet, per te ringjallur Autokracine, duke krijuar ne kete menyre, nje rrotullim vicioz, qe e mban peng kete komb prej vitesh, duke mos e lene te ece perpara.
Ne nje shkrim te Lubonjes lidhur me patrotizmin e felliqur Berishian tani perpare zgjedhjve, ai permend me te drejte disa nga teorite se cfare e kane bere Bishen kaq patriot keto kohet e fundit.
Jam dakort me Lubonje p.sh lidhur me motivet dhe perpjekjen e peshtire te Berishes qe te replikoje pozicionimin “patriotik” te Erdoganit ne marredheniet me Europen , pasi ne mendjen e tij Berisha e sheh veten pikerisht si nje nga keta “lider” te medhenj e largpames dhe ne sensin e e deluzionit/grandiozitetit te tij te pandalshem beson vertet se e ka lindur Baba per te bere PROCKA te medhaja. Po ta shohesh me kujdes gjate gjithe ketyre 22 viteve, shikon se atij i mungon inteligjenca e duhur per te pasur origjinalitet dhe identitetin e tij personal te liderit/udheheqesit dhe gjithmone kthehet e replikon modele te mirenjohura, te caktuara te te sjellurit, folurit dhe demagogjise apo veprimit politik qe lider te tjere politik i perdorin ne menyre te natyrshme dhe ne pergjithesi me nje sens me racional, moral e etik. P.sh sjellja e Erdoganit ndaj Europes eshte deri diku e perligjur dhe ben sens per nje vend te madh me mbi 100 milione banore dhe fuqi reale ekonomike mu ne dere te europes – nga ana tjeter sjellja e tngjashme nga nje buburrec i shemtuar ballkanas eshte qesharake dhe idioteske e magallomane (ne mos me keq).
Nuk me bind fort teoria qe permend Lubonja “e diplomateve te huaj” lidhur me shantazhimin qe gjoja Berisha po u ben atyre/europianeve pasi ata nuk po e pranokan ne Europe.
Kjo pasi per mua Berisha nuk ka ndonje interes te fort/qenesishem e as momental per tju nenshtruar vicklave/kerkesave te tyre dhe ca me pak pastaj kodeve dhe rregullave europiane (p.sh ne drejtesi apo korrupsion shteteror e vrasje shteterore) apo monitorimit kritik te tyre lidhur me menyren si qeveris ky diktaturulec i vogel ballkanas .
Padyshim qe Berisha do te mirepriste dhe perfitonte elektoralisht nese burokratet dhe rrymat e favorshme politike europiane (qe nuk ekzistojne) do ti “dhuronin” atij para 23 Qershorit “pranimin ne Europe” – megjithe gjoja bllokimin qe po i ben sipas tij Rama integrim/associjimit. Pra do te kishim nje histori qe e kemi pare me pare me te – ku Shqiperia nen Berishen do te “pranohej” ne Europe (pa permbushur kushtet me elementare) ashtu sic u pranua ne NATO dhe ai me paturpesi do pervetesoje gjithcka dhe do te fajesoje te tjeret per gjithcka tjeter.
Llogjika e Berishes eshte e thjeshte dhe primitive – te fituarit “ALL OR NOTHING” dhe me cdo kusht – pra nese perfiton nepermjet lobisteve te tij ne te djathten europiane qe te kaloje pragun e kushteve europiane te tetorit 2012 (pa marreveshje me opoziten dhe duke vazhduar vrerin ndaj Rames e PS) dhe pa leshuar asnje gje nga ajo cfare ai ka rrembyer dhunesisht ne keto 7-8 vjet, ai padyshim do te jete fort i lumtur me dobicllekun e tij prej maloku te pagdhendur. Kjo do te perkthehej me ca vota me shume ne zgjedhje dhe per me teper mund te ndryshonte ne te ardhmen perceptimin historik ndaj figures se tij tejet te erret dhe (so far) antishqiptare. Duket qarte qe berisha e ka nje makth te madh (paranoje madje) sesi historia do ta kujtoje kete kopuk te dhunshem oriental. Dhe duke u bazuar tek historia jone jo shume e larget ai ka plot te drejte te shpresoje se brezat e ardhshem do ti harrojne krimet dhe vandalizmat qe ai ka bere ne keto 20 vjet, ne vete te pare.
Jam dakort me Lubonjen me thelbin e shantazhit, dicka qe berisha di ta bej fort mire, por ky shantazh nuk me duket i lidhur apo motivuar thjesht dhe vetem me perpjekjen e tij per tu pranuar (apriori) ne klubin europian. Shantazhi i tij eshte shumeplanesh dhe ndaj te gjitheve qe ai percepton si armiq te tij dhe per me teper eshte me shume se nje shantazh –
Eshte nje kercenim i qarte/i hapur dhe ka te bej me ate cfare Berisha ka planifikuar dhe ka ndermend te bej pas 23 Qershorit.
Ai e ka te qarte tashme qe pamvaresisht nga milionat e taksapaguesve qe u ka paguar lobisteve te tij ai nuk eshte me nje interlokutor i besueshem dhe as i pranueshme nga asnje grupim apo lider normal perendimor.
Ai e di se edhe Meta me kufomat e tjera qe ka mbledhur pereth tij do ta braktisin ne momentin e pare qe do te ndjejne nje lekundje dhe sdo te kene me frike prej tij.
Ai e di se edhe duke perdorur te gjitha hilet ligjore e vjedhjet e manipulimet massive nuk mund te ndali dot rrezimin e tij.
Ai po perpiqet qe ne rastin me te mire te beje cfare dobici italian Berlusconi arrititi te beje ne Itali – te bllokoje, te vonoje sa te mundet apo bej te pamundur qeverisjen e vendit pas 23 QERSHORIT.
sE PARI NE RRUGE “pothuaj-ligjore” e me pas me te gjitha mjetet E ARSENALIN kriminal e te dhunshem qe ka perdorur deri me sot deri ne konfrontim te hapur social e ?? perdorim te grupeve paramilitare/bandave me aksent,etj…..
Mendoj se per kete i duhet Berishes tani futja ne perdorim e kartes e patriotizmit shterp e FALLC. Ai po u thote perendimoreve (dhe te gjitheve ne, pershire Lubonjes) qe neser, nese do ti preken interesat financiare/familjare apo politike e klanore ai do te jete ne gjendje te ktheje oren e historise prapa, ne 1997 dhe te nis nje lufte civile te mirrefillte qe ne kete rast nuk do te ndalet vetem brenad kufijve te vendit ame por rrezikon seriozisht paqen ne rajon dhe ne europe.
Ky eshte padyshim skenari e “Plani “TOTAL”/maksimal i Berishes dhe une besoj se ai eshte ne gjendje ta aplikoje kete pa hezitim,
Jam i bindur se Bisha nuk do tja dale kete rradhe por eshte e nevojshme te jemi vigjilent dhe te perpiqemi ta heqim qafe kete zorzop te felliqur nje ore e me pare. Kushdo qe mendon se Bisha nuk do te guxoje te perseris 97 eshte naiv qe duhet shkundur dhe uleritur ne fytyre.
Neser do te jete shume vone.
Z. ,,Maloku” ! Analiza e argumentuar që i bëni realitetit drithërues të (pa)drejtësisë shqiptare të ,,epokës re demokratike, duhet tu imponojë ligjbërsëve dhe si domos mbrojtësve dhe zbatuesve të ligjit, R E F L E K T I M ! Natyrisht, kthesa e tyre në binarët e drejtësisë, nuk mund të bëhet me një herë. Por duhet të nisë. Nuk besoj se kjo farë e keqe e korrupsionit në drejtësi, e mbjellë, gjithashtu, nga një njeri që vetëm për Shqipëri nuk ka punuar, nuk besoj se ka infektuar të gjithë masën e prokurorëve, gjykatësve të gjithë niveleve. E, pikërisht këta juristë duhet të venë në funksion moralin e tyre qytetar dhe dinjitetin profesional, për të dalë nga ky qerthull ku ka rënë drejtësia. Aktualisht në krye të organit të akuzës kemi një prokuror të ri. Deri tani, (gjatë periudhës pluraliste) të gjithë prokurorët janë keq përdorur e keq trajtuar në mënyrat më të liga e djallëzore nga Sali Berisha. A do ta lejojë edhe z. Llalla që ky shpërdorim të vazhdojë edhe mbi personin e tij në postin ku është? Ai është para një prove të madhe historike. Duhet të përballet me këtë provë tani. Vonesa nuk do të jetë as në shërbim të drejtësisë e të qytetarëve e as në nderin e tij. Ai gjithashtu duhet të dijë se pikërisht tani, ka mbështetjen e mbarë opinionit publik vendës dhe mbështetjen juridike e politike ndërkombëtareAi gjithastu duhet të kuptojë se në se nuk vepron, natyrshëm do të bëhet palë me sabotuesit e ligjit, me mbrojtësit e krimit dhe se një ditë do të përballen me drejtësinë e vërtetë.
Duhej te ishte me monstruoze karikatura e karikatures, e cila nevojitet per te shkarkuar perbuzjen dhe neverine ndaj karaktereve qe duket se jane ngjizur prej incestit te shpellave. .iparet duhej te ishin me te dukshme:hunda duhej t’i ngjante nje patelxhani kavaje i mavijosr nga genjeshtrat, buzet duhej te ishin si plasaritja e prapanices qe hapet e mbyllet nga aroma kuterbuese, goja si nje shpelle qe ka grumbulluar papastertite qe terheqin zvaranike dhe insekte, syte duhej te ishin edhe me te zgurdullur nga ato qe sheh dhe nuk i beson as vete, qimet duhej te ishin edhe me te lepira prej brilantines se rinise me te cilen lyhej qe te dallohej prej eres dhe te qasej ne kupolen e tiranise, pantallonat duhej te ishin nje lloj tirqe/brekushe, xhaketa duhej te ishte lekuredashi i origjines.Duhej te rrethohej nga nje turme injorantesh qe rrine me gojehapur kur degjojne nga zeri i ngjirrur e i gervishtur i tij oshtimen e genjeshtrave, shpifjeve e sharjeve dhe bien permbys nga stuhia e epshit per prijesin e perendishem, qe lumturohen kur ai lumturohett me fatkeqesine e tyre.
Analize brilante. Nje skopi e gjykatave dhe mendesive totalitaristre e diktatoriale te S.Berishes. Edhe here tjeter eshte thene, por une do ta rritheksoj se: Ngjarjet e 2 Prillit dhe hetimi, gjykimi e denimi i 5 veteve te pafajshem, ngjajne me gjyqet e para me natyre klasore antikomuniste. Ato jane guri i rrokullimes se jetes politike, juridike, te rendit e sigurise ne Shqiperi. Kriminele si Saliu dhe sejmenet e tij, duke filluar nga Qeleshi, Gjokutaj, Neshat Fana, Qazim Gjonaj etj. e pasuar nga sejmene te tjere ne gjykate e ne prokurorine e kohes, percaktuan trenden e zhvillimeve te ardheshme ne vend. Ata e tulaten policine dhe i thane asaj se: “.. ne se do te mbrosh pronen dhe jeten e shqiptareve do ta pesosh si te arrestuarit e te pandehurit e 2 pritit ne Shkoder..”.
Sa here qe Saliu eshte ne pushtet, per ta mbajtur ate, sajon nje 2 prill. Keshtu, sajoi 21 jan, i cili s’eshte gje tjeter vecse i njejti produkt me skenar, autor e ekzekutor SB, por me te akuzuar e te denuar vetem nga opozita politike. Shefi i Policise se rendit ne Shkoder Gj.Celaj e te tjere, edhe pse nuk vrane njeri dhe armet e tyre ishin gjithe graso, prokurori Neshat Fana(sot anetari i KLD-seme kujdesin e posacem te SB,) dhe gjyqtari Qazim Gjonaj, pasuruan fondin e jurispondeces shqiptare me brockulla dhe artificie juridike qe vetem ata dhe Saliu mund ti kuptoje e justifikoje. Pas 2 vjeteve arrest, te arrestuarve ju rezervua nje model gjyqi si ky i 21 janarit por me objekt sulmesh, sharrjesh e goditjesh te pandehurit, duke i denuar ata me nga 15 e 20 vjete burg.
Nderkohe qe Prendi e Llupo u identifikuan si vrases nga FBI dhe Saliu me gjyqtaret e kallepit te Qazim Gjonajt apo Sashenka e diteve tona, u dha pafajesi e i nxorri nga burgu. Turp e 100 here turp. Marte hak zoti me ju o gjynahqare, se juve jeni aq te pacipe sa as skuqeni e as zverdheni per turpet qe beni. Ju keni treguar se si kur jeni ne opozite edhe kur jeni ne pushtet nuk u ben dot gje njeri persiper. Allahu na ruajte nga Saliu, mos e pacim risk.