Vendimi i Apelit vjen javën tjetër, ja si mbrohemi në KAS

Dita

Në Federatën Shqiptare të Futbollit janë ende në pritje të vendimit të zbardhur të Komisionit të Apelit në UEFA për ndeshjen e ndërprerë Serb-Shqipëri. Sipas burimeve pranë qeverisë së futbollit pritet që ky vendimi të vijë brenda javës së ardhshme dhe paskëtaj do të nisë menjëherë puna për dosjen që do të dërgohet në KAS-in e Lozanës.

Gjithsesi, në FSHF janë të bindur se do të duhet një kohë e gjatë derisa kjo çështje të marrë përfundimisht një zgjidhje përfundimtare dhe se shqyrtimi i dosjes shqiptare në KAS mund të zgjasë disa javë. Sa i përket argumenteve që do të përdorë pala shqiptare për të rrëzuar vendimet e dy komisioneve juridike të UEFA-s, mësohet se juristët e FSHF presin të njihen me vendimin e zbardhur të Apelit për të përpiluar strategjinë mbrojtëse. Përveç argumenteve tashmë të njohura, që nga racizmi, dhuna ndaj lojtarëve apo pushtimi i fushës nga tifozët, juristët e FSHF-së do ta përdorin si kauzë të fortë faktin që deklaratat e zyrtarëve të ndeshjes kanë qenë kontradiktore në seancën dëgjimore të Komisionit të Apelit.

Burime për “Sport Ekspres” kanë bërë me dije se në asnjë moment zyrtarët nuk kanë garantuar sigurinë për lojtarët e kombëtares shqiptare në rastin e vazhdimit të ndeshjes. Përveç kësaj, do t’i mëshohet faktit se kuqezinjtë nuk kanë shprehur dëshirë për të mos vazhduar ndeshjen, por thjesht kanë qenë të paaftë fizikisht dhe psikologjikisht për t’u rikthyer në fushën e lojës.

Delegati i ndeshjes dhe gjyqtari kryesor Atkinson kanë dhënë variante të ndryshme kur janë paraqitur para anëtarëve të Apelit për atë çfarë ka ndodhur në fushën e lojës dhe për arsyet që sipas tyre çuan në ndërprerjen e ndeshjes. Duke analizuar argumentet, në FSHF janë shumë optimistë për një ndryshimi të vendimit që i dha 3 pikë të tavolinë Serbisë pas skandalit që ndodhi mbrëmjen e 14 tetorit në stadiumin “Partizan” të Beogradit.

Share This Article
5 Comments
  • Pèrveç korrupsionit dhe vendimit politik qe i eshtè bèrè takimit serbi -shqipèri ,asgjè nuk mund ta mposht pèrveç vesit tè ndyrè tèkorrupsionit, gje qe s’mund tè bèhet nga f sh f.Vazhdoni rrugen e drejtèsise.

  • Juristet e FSHF-se? Merrni more zoterinj studio ligjore nderkombetare te suksesshme.Keta juristet tane as shqip nuk dine te lidhin dy fjale jo me te mbrojne argumentat ne gjuhe te huaj.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *