Qeveria mori vendim ditën e mërkurë që të shkarkojë të gjithë zëvendësministrat që i përkisnin Lëvizjes Socialiste për Integrim. Në këtë mbledhje u mor vendim edhe për shkarkimin e prefektëve të LSI-së.Kështu është liruar nga detyra Edmond Hoxha, zëvendësministër i Integrimit, Klajda Gjosha, zëvendësministre e Çështjeve Sociale, Selim Belortaja, zëvendësministër i Punëve të Jashtme, Ylli Manjani, zëvendësministër i Punëve Publike, Sokol Dervishi, zëvendësministër i Ekonomisë, Nora Malaj, zëvendësministre e Arsimit dhe Tokli Thomai, zëvendësministër i Bujqësisë. Po ashtu qeveria ka vendosur të largojë nga detyra prefektin e Durrësit, Genci Alizoti, dhe prefektin e Fierit, Robert Bitri. Largimet e nëpunësve të LSI kanë vazhduar edhe në nivele më të ulëta, edhe pse LSI po ankohet duke e quajtur një masakër të padrejtë.