Prokuroria e Krimeve të Rënda, e drejtuar nga Donika Prela disa orë pas publikimit të audio-përgjimeve të Dosjes 339 nga gazeta gjermane BILD ka marrë një vendim ekstrem.
Sipas urdhrit të firmosur nga prokurorët Vladimir Marra dhe Dritan Prençi nga sot e në vijim ccdo media dhe gazetar që publikon detaje nga dosja hetimore që provon blerjen e votave, do të ngarkohet me përgjegjësi penale sipas nenit 295/a/3 të Kodit Penal.
Sipas këtij neni, kushdo që zbulon akte ose të dhëna sekrete do të dënohet me gjobë ose me burgim deri në 5 vite burg.
“Zbulimi ndaj të tretëve i të dhënave ose ndihma për të zbuluar të dhënat, të cilat ligji i përcakton si sekret, nga ana e një funksionari publik ose e një personi të ngarkuar me një shërbim publik, në kundërshtim me përmbushjen e rregullt të detyrës ose duke abuzuar me cilësitë e veta, përbën vepër penale dhe dënohet me gjobë ose me burgim deri në pesë vjet.
Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave, që përmbajnë aktet sekrete, nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore, si dhe mosrespektimi i detyrimeve të përcaktuara në nenin 103 të Kodit të Procedurës Penale, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga një deri në pesë vjet.
Zbulimi i akteve sekrete ose i të dhënave të përmbajtura në aktet sekrete nga persona të tjerë, që kanë dijeni për të dhëna për procedimin penal e që janë paralajmëruar nga prokurori ose oficeri i policisë gjyqësore për moszbulimin e tyre, dënohet me burgim deri në tre vjet.
Zbulimi i të dhënave sekrete, që kanë lidhje me identitetin, procesin e bashkëpunimit, të mbrojtjes ose për vendndodhjen e dëshmitarëve e të bashkëpunëtorëve të drejtësisë, të cilët përfitojnë mbrojtje të veçantë, sipas ligjeve në fuqi, përbën vepër penale dhe dënohet me burgim nga dy deri në gjashtë vjet”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

l.h/ dita

Po Berisha dhe Basha duhet te ishin nw burg, apo jo?
Vlen edhe per gazetaret gjermane ky vendim i krimeve te renda?Embelsira ne fund.Pjesa tjeter me detaje nga dosja 339,
besoj se duhet te jete per Edvin D’Ramen.Per kriminelet dhe ata qe kan mbajtur fshehur dosjet, nuk merren kesisoj masash
te ashpra,per ato qe publikojn krimin,po!E njejta gje si me ish shefin i antidroges ne Drejtorine e Policise Fier,sot azilant politik
në Zvicer,Dritan Zagani,qe u denua me 4.6 vite burg ,ndersa banditi Saimir Tahiri,eshte akoma akoma i lire!