Vendimi i Kushtetueses, i dërguari special i Trump: Të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës

J L
BERLIN, GERMANY - MAY 31: U.S. Ambassador to Germany Richard Grenell looks on as U.S. Secretary of State Mike Pompeo and German Foreign Minister Heiko Maas speak to the media following talks on May 31, 2019 in Berlin, Germany. Pompeo also met with German Chancellor Angela Merkel later in the day. (Photo by Sean Gallup/Getty Images)

Edhe i dërguari special i presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, Richard Grenell reagoi pas vendimit të Gjykatës Kushtuese për dekretin e presidentit Hashim Thaçi.

Grenell, ashtu si ambasada e SHBA-së në Kosovës, është shprehur se të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Kushtetueses në mënyrë që të ruhet paqja dhe stabiliteti në vend.

“Gjykata Kushtetuese ka folur. Për të siguruar paqen dhe stabilitetin – dhe për të mbështetur integritetin e sistemit të drejtësisë së Kosovës – të gjithë duhet të respektojnë vendimin e Gjykatës. Mezi pres të vazhdoj punën time me njerëzit e Kosovës dhe qeverinë e tyre për të sjellë prosperitet, zhvillim dhe punë në rajon”, ka thënë Grenell për mediat kosovare.

Grenell kritikoi qeverinë Kurti edhe pas heqjes së tarifës dhe vendosjes së reciprocitetit.

Nën ndërmjetësimin e ambasadorit Grenell, Kosova dhe Serbia arritën dy marrëveshje në fillim të këtij viti.

E para për vendosjen e një linje direkte Prishtinë-Beograd si dhe marrëveshja tjetër për funksionalizimin e hekurudhave.

j.l./ dita

Share This Article
3 Comments

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *