PS-ja do t’i parashtrojë Komisionit Qendror të Zgjedhjeve një kërkesë të posaçme, ku do të kërkojë që të mos pranohet kandidatura e asnjë kryebashkiaku me 3 mandate në detyrë.
Sipas mediave kërkesa pritet të parashtrohet sot në mbledhjen e KQZ-së, në orën 13:00
Ndonëse nuk janë konfirmuar ende emrat për kandidatët që do të kandidojnë në zgjedhjet lokale të 30 qershorit, PS duket se mbyll këtu rrugëtimin e Vangjush Dakos, në Durrës; Qazim Sejdinit në Elbasan, por pritet të “ndëshkojë” edhe Xhelal Mziun në Kamëz, me këtë të fundit që vjen nga radhët e Partisë Demokratike, nëse kërkesa do të pranohet nga KQZ-ja.
Në të njëjtat kushte është edhe Fiqiri Ismaili, kryetar i Bashkisë së Vorës.
Në Poliçan po ashtu, Adriatik Zotkaj, kryebashkiaku aktual, ka në pushtet që nga vitit 2003, në mandatin e parë i zgjedhur nga PBDNJ, dhe më tej nga Partia Socialiste.
o.j/dita
