Vendimi i PE, Gjosha: Përgjigja më e mirë për debatin e kufijve Kosovë-Serbi

DITA Online

 

Ish-ministrja e Integrimit, Klajda Gjosha e cilëson një lajm të mirë miratimin e liberalizimit të vizave me Kosovën nga Parlamenti Europian, duke e quajtur si përgjigjen më të mirë për debatin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.

“Parlamenti Europian ka votuar pro liberalizimit të vizave me Kosovën. Ky është një lajm i jashtëzakonshëm për një popull që ka lëvizur i lirë atëherë kur të gjithë ne kishim mure dhe sot në 2018 ende diskutohet lëvizja e tyre e lirë.

Kjo është përgjigjja më e mirë që mund t’i jepet debatit të fundit lidhur me ridizenjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë. Ballkani nuk ka nevojë për më shumë kufij por për një bashkëjetesë më të mirë mes tij dhe Bashkimit Europian.

Shpresoj shumë që të gjitha institucionet e tjera Evropiane dhe sidomos Keshilli i Ministrave të BE të miratojë këtë vendim të sotëm të Parlamentit Evropian”, thotë Gjosha në një status në Facebook.

a.s/dita

Share This Article
2 Comments
  • kur i pari,zgjedh sipas kutit të tij bashkpunotrët!?
    dihet se do të jenë më budallenj se ai!!
    copa e idiotes me këto që po thotë”Kjo është përgjigjja më e mirë që mund t’i jepet debatit të fundit lidhur me ridizenjimin e kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.”,po tregon përse është bërë ky liberalizim i vizave!!
    pra qëllimi qënka fare i thjeshtë!!
    një karrem për shqiptarët e kosovës për të lëshuar teritore të tjera në dëm të tyre dhe në fitim të sërbisë!!
    në jetën e përditëshme është një rregull i thjeshtë për të marrë informacion:”të mënçurin duhet ta pyesësh për ti nxjerrë diçka,budallain mos e pyet fare!ta tregon vetë!!”
    pra u morr vesh përse po “liberalizohen vizat”!!
    pra FITORJA e thaçit do të përdoret për të shuar polemikat për zvoglimin e kosovës!!
    pavarsisht se vuçiçi deri tashti nuk ka thënë asnjë herë se do të njohë kosovën!!me këta,a me kufij të ndryshuar!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *