Vendimi i Qeverisë: Lejet e qarkullimit për automjetet jepen me koncesion

anazapta
Nje polic rrugor, duke u perpjekur te rregulloje trafikun e renduar te makinave ne segmentin e Unazes se Madhe prane Kopeshtit Botanik.

Qeveria ka vendosur të kalojë te privati një ndër procedurat kryesore në rastin e blerjes apo importimit të makinave. Me vendimin e djeshëm, i është dhënë e drejta Ministrisë së Transportit për zgjedhjen e një kompanie private dhe dhënien me koncesion të Shërbimit të Kontrollit dhe Verifikimit të mjeteve rrugore në Republikën e Shqipërisë.

Bëhet fjalë për kontrollin teknik që duhet të kryejë çdo makinë para se të marrë lejen e qarkullit. Ky kontroll, që sot bëhet në zyrat e Drejtorisë Rajonale të Shërbimeve të Transportit Rrugor, do të kalojë në dorë të privatit.

Këtë kontroll duhet ta bëjë cilido që blen një makinë nga jashtë apo brenda vendit. Para se të marrësh lejen e qarkullimit, sot inspektorët e Drejtorisë së Transportit kontrollojnë numrin e shasisë, gjendjen e mjetit, llojin e karburantit që konsumon, numrin e vendeve, kubaturën e motorit, si dhe disa karakteristika të tjera.

Në gjuhën e kodit rrugor, kontrolli quhet “verifikim i përputhjes me tipin e homologuar të mjeteve me motor”. Është kjo procedurë që do të tenderohet dhe do të kalojë në duart e privatit. Pas miratimit të lejes koncensionare, sigurisht që do të ketë edhe një tarifë për shërbimin.

Share This Article
12 Comments
  • Koncesioni eshte vjedhje e paster. Pse te marre kompania private fitim dhe ky fitim te mos shkoje per publikun ose te ulet cmimi i sherbimit aq sa eshte fitimi. Kaq te pa afte jane keto rilindasit sa nuk menaxhojne dot as kete sektor elementar?

  • Jo se nun e menaxhojne dot o Beso,por Shqiptaret sot ne 2015 jane akoma ne GJUME LETARGJIK,dhe nuk e kuptojne qe ish-Byroja Politike qe keta i thone KOMUNISTE,ndersa ata vete ishin KAPITALISTE,qe kishin skllever nen vete,dhe cdo gje Behej ne emer te POPULLIT, po Pushteti dhe Dhe Leket shkonin tek ATA/KUBEJA.
    Sot eshte e njejta situate vetem se ne Pushtet jane Djemte dhe Niperit e tyre.
    Shqiptaret do Paguajne cdo gje me Koncesion,ujin,dritat,tatimet,burgjet,rruget….cdo gje,dhe si gjithmone Pushteti dhe Leket do shkojne prap te KUBEJA.Se firmat e Koncesioneve do te jene te tyret indirekt ose do marrin % e tyre.

    Shqiptaret do bejne teorira pa fund,ne tv e webe….po Realiteti eshte Ky.

  • Rilindja ka nxjerre ne koncesion te gjithe grate e deputeteve, ministrave, politikaneve, presidentit, kryeministrit, kryetareve te bashkive, prefekteve, drejroreve te mendhenj dhe politikaneve. (kjo vlen dhe per -ishet)
    Kush eshte i interesuar te shkruaj ne adresen. [email protected]
    Perdorimi i tyre eshte i i pakufizuar…

  • Rilindja e hajduteve me cizme. Po te vazhdojne te qeverisin keta do ta lene kete vend te shkrete sepse e vetmja gje qe dine te bejne eshte te vjedhin e jo te punojne.

  • vazhdoni o qelbesira nxirrni prape leje te reja se cdo 5 vjet kete histori keni nderroni targat nderroni pashaportat e tani kishte ngelur leja kur e ggjite bota ka pasur dhe ka nje leje.qeverri hajdute me keq se saliu

  • ORE, PO NA JEPNI TE GJITHE SI POPULL ME KONCESION ME MIRE,

    DHE I MBYLLIM HALLET PASTAJ,

    ME KESMET TE ZOTIT DO TE BEHEMI TE GJITHE GJERMANE.

    HAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHAHAHHAHAHA

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *