VENDIMI I QEVERISË / Rastet kur do pezullohen ose prishen ndërtimet

Dita

Në mbledhjen e sotme të qeverisë, është miratuar vendimi ku përcaktohen rastet në të cilat Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit do të ndërhyjë duke pezulluar ose prishur ndërtimet  në kundërshtim me ligjin si dhe rastet kur subjektet do të ndëshkohen me gjobë.

Pezullimi

Sipas vendimit të ri të qeverisë, vendimi për pezullimin e punimeve në ndërtim merret në rastin kur është i nevojshëm një afat kohor paraprak për marrjen e vendimit për përmbushjen e detyrimeve ligjore në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim ose për marrjen e vendimit për prishjen e objektit.      Pezullimi i punimeve në ndërtim ka afat deri në 60 ditë.

Një vendim i tillë merret në rastet kur:

a) subjekti i kontrolluar mungon në objekt ose nuk i paraqet grupit të inspektimit dokumentacionin teknik e/ose ligjor të punimit/ndërtimit/zhvillimit, që ka të bëjë, sipas rastit, me projektimin, mbikëqyrjen, zbatimin dhe/ose kolaudimin e punimeve të ndërtimit;

b) plotësimi i dokumentacionit tekniko-ligjor kërkon proces miratimi nga autoriteti përgjegjës i planifikimit;

c) vendimi i pezullimit të punimeve të ndërtimit për plotësimin e dokumentacionit teknik e/ose ligjor ka rezultuar i pamjaftueshëm dhe subjekti ndërtues kërkon zgjatjen e afatit, duke e argumentuar në mënyrë zyrtare;

ç) nuk është dorëzuar dosja në Inspektoratin e Mbrojtjes së Territorit të njësisë vendore, para fillimit të punimeve në objekt;

d) mungojnë vendimi/et dhe/ose formulari i lejes së zhvillimit dhe/ose ndërtimit dhe/ose deklarata paraprake;

dh) mungon inxhinieri mbikëqyrës i punimeve, kur parashikohet nga legjislacioni në fuqi;

e) mungon tabela me informacionet përkatëse të objektit;

ë) mungon çdo akt sipas shkronjës “b”, të pikës 3, të këtij vendimi, apo sipas  legjislacionit në fuqi në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së  territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim.

Gjatë periudhës së pezullimit të punimeve në ndërtim, subjekti ndërtues është i detyruar të ndërpresë punimet në objekt dhe inspektorati vendor përkatës është përgjegjës për zbatimin e këtij vendimi.

Në rastet kur vendimi merret nga IKMT-ja, ky i dërgon, brenda 5 ditëve, vendimin e pezullimit inspektoratit vendor, i cili e zbaton atë brenda 5 ditëve nga data e marrjes së tij.

Vendimi i pezullimit të punimeve në ndërtim shoqërohet me vendimin për dënim me gjobë, sipas parashikimeve ligjore, si dhe, kur është rasti, me kallëzimin penal apo kërkesën për heqje të licencës subjektit kundërvajtës.

Vendimi i pezullimit të punimeve në ndërtim mbahet sipas formës së parashikuar në aneksin shoqërues të vendimit.

Gjoba

Vendimi i dënimit me gjobë merret në përputhje me legjislacionin në fuqi në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit e disiplinimit të punimeve në ndërtim dhe nuk pengon marrjen e një vendimi të dytë për pezullimin e punimeve në ndërtim apo të vendimit për prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm.

Vendimi i dënimit me gjobë mbahet sipas formës së parashikuar në aneksin shoqërues të vendimit.

 Prishja

Vendimi për prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm merret në përputhje me legjislacionin në fuqi në fushën e planifikimit, zhvillimit, mbrojtjes së territorit, si dhe në të gjitha rastet kur nuk respektohet vendimi i pezullimit të punimeve në ndërtim, nuk plotësohet dokumentacioni, teknik e ligjor dhe kur ka parregullsi në zbatimin e punimeve në objekt, brenda afatit kohor të parashikuar në vendimin përkatës.

Vendimi për prishje shoqërohet me vendimet e dënimit me gjobë dhe për kundërvajtësin përgatitet kallëzimi penal, në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Vendimi për prishjen e ndërtimit të kundërligjshëm mbahet sipas formës së parashikuar në aneksin shoqërues të vendimit. / DITA

 

Share This Article
4 Comments
  • Me vendime zgjidhen keto pune apo ligje? Qeverite jane te perkohshme ligji do ndjeke dhe ata te tjeret ne fuqi me pas. Hyn vendimi ne fuqi pas merr Luginen Blu, Frangaj?
    A ka vendim qe ne fshat apo zone te pylluar te mos ndrtohen shtepi prej betoni se bihen ne kundershtim jo vetem me terrenin por dhe prishin bukurine natyrore.
    Sic duket 1 milion vota ishin per qeverine te marre vendime dhe jo te beje ligje per te ardhmen e vendit.

  • Ky i ashtuquajtur vendim eshte konfuz, i panevojshem e ne kuadrin e tere ketyre problemeve per ndertimet eshte i neveritshem . Ky vendim ne doren e burokrateve e injoranteve te administrates ua nxine hjeten hallexhinjeve . Perse nuk sqarohen rastet kur jepet e si jepet leja, pergjegjesite e te dy paleve e afatet ?
    Po media perse nuk i kerkon e perse nuk ndihmon e sqaron publikun ?

  • Nuk jemi kunder vendosjes se lidgit se ajo e karakterizon nje shtet modern dhe te organiziar.Ne jemi kunder ligjit te xhungles se deri tani vetem shtet ligjor nuk ka pasur.Edhe ne keto mpmente me gjithe shpresen e madhe qe patem Rama ka rreshqitur drejt Berishizmit dhe vetem xhurme shume e pune pake .Me saduket kur hipin ne piramide ato premtime per te rregulluar vendin i kane lene poshte kembeve dhe nuk duan tia dine me. Qeveria ti therres mendjes sa nuk eshte vone shume se vone eshte.Do te katandiset vetem me mbeshtetejen e te korrupruareve.

  • Edhe çuditeni pse investitoret nuk vine ne shqiperi,ku nuk ke ligje po vendime qe regullojne sipas qefit te Njeshit se si ndertohet! Plus asaj duhet me shku zyre – zyre me marr gjithe kete dokumentacion!
    Administrate jo éficiente pastaj!normal sicila zyre do kundershtoje tjeter !kemi shume te pa punen,prandaj shumezojme pa nevoje !
    A nuk do ishte ma korrekt me dhane lejen vetem kur gjithe kushtet Jane plotesuar,ne nje zyre te vetme ku jane bashke gjithe spécialiste -e ingjinierise,planit regulluese, etj te pikave a,b,c,d .edhe kur merr lejen je ne regull edhe ke detyrim vetem me shpall lejen me numerin zyrtare e specifikate bazike si haperira,sa e nalte,kush e ndreq e kush e kontrollon per publikun,i cili ne qofte se eshte interesuar duhet t’i drejtohet per informatione shtese apo per kundershtime prape zyres qe ka dhane lejen?
    Nje mije kontroll e Vendôme edhe in fine,askkush nuk kontrolon asgje kjo eshte Pune alla albanistanezet!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *