Tregu i zi i celularëve do të rregullohet me vendim të veçantë. Shpesh në vendin tonë jemi mësuar të shohim modelet e fundit të aparateve celularë, ende pa u hedhur mirë në treg dhe në fund pjesa më e madhe e tyre janë të paregjistruar, duke mbetur pjesë e tregut informal. Kjo ka bërë që Ministria e Shtetit për Teknologjinë dhe Informacionin në bashkëpunim dhe me Ministrinë e Financave dhe kompanitë celulare që operojnë në vendin tonë të bashkëpunojnë për hartimin e vendimit “Për ngritjen e bazës së të dhënave IMEI dhe regjistrimin e numrave “IMEI” të aparateve celularë që përdoren në rrjetet e komunikimeve të levizshme” . Sipas relacionit që gazeta Dita e disponon të plotë synimi i këtij Vendimi është përcaktimi i detyrimit e ofrimit të shërbimit të telefonisë celulare vetëm për aparate celularë me numra IMEI të regjistruar dhe krijimin e infrastrukturës dhe procedurave përkatëse për realizimin e këtij detyrimi.
Shkrimin e plotë mund ta lexoni sot në versionin print të gazetës DITA.

Bravo, ky eshte nje ligj i mire qe i jep fund kontrabandes se celulareve, vjedhjes se tyre nga dora, ne autobuz e kudo dhe me e rendesishmja i thote stop pergjithmone bombave te telekomanduara.