Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla ka komentuar reagimet e opozitës por dorëzimin e mandatit të Saimir Tahirit.
Sipas Ballës opozita është pikëlluar nga dorëheqja e Tahirit por edhe nga kapja e bujshme e kokave të trafikut të kokainës në Gjermani e Spanjë.
STATUSI I BALLËS
Coli, Luli dhe lolot e tyre janë të pikëlluar nga dorëheqja e Saimir Tahirit! Shumë të pikëlluar!
Për dreq koinçidoi edhe me kapjet e bujshme të kokave të trafikut të kokainës në Gjermani dhe Spanjë! Edhe më për dreq që Ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj i paralajmëroi këto kapje dhe nuk thonë dot tani që i kapi policia kolumbiane apo ekuadoriane!
Hall i madh shumë i ka zënë edhe Colin edhe Lulin edhe lolot që tani dalin nëpër televizorë si personazhet e Kinostudios dhe tregojnë përralla me lojëra e lidhje. Tamam pikë e zezë me këtë opozitë kashtë e k..e, që shpërbëhet çdo ditë nën dritën e kontrastit të madh me ne!
Ne nuk jemi as të përsosur, as të pagabueshëm, madje kemi njëqind e një probleme e defekte dhe kemi bërë e bëjmë edhe ne gabimet tona. Po ama, s’ka njeri me trurin në kokë e me zemrën në vend, që nuk e bën dallimin e madh mes nesh dhe këtyre colave e lolove që s’dinë as çfarë thonë as çfarë bëjnë.
Edhe dorëheqja e Saimir Tahirit është përveç të tjerash një provë e madhe e këtij dallimi!
a.s/dita

Prova e madhe ishte te ja heqeshit mandatin kur e kerkoj prokororia.Sot e keni perpunuar si ju keni dashur vete o pioneri i Enverit.Ju shoku Balla vetem emrin keni ndrrue si parti.Tre her ndrruet emrin dhe asnjeher nuk hoqet dore nga gazeta zeri i popullit qe nga viti 1942.Ala keni ministrin e mbrendeshem ne krye te parlamentit.
Foli edhe BOSI i laboratorit te kokaines se Xibrakes, te cilen Saje Qorri e paraqiti si nje FITORJE te papare te Partise,
PO KERKOI FALJE NEXHMIJES TE PAKTEN O ENVERISTI TAULANT BALLA, SE JA MORE NE QAFE NIPIN E DASHUR KUR E EMEROVE SI ADMINISTRATOR TE KOKAINES NE XIBRAKE!
sepse:
Vete Driteroi ka thene:
“Po keta nuk jane socialista, por specialista o milet!”
Diferencen e beri teto Merkeli qe ia futi kriepsikos te dyja kembet ne nje kepuce se te ishte per juve e mbanit dhe e mbronit akoma Tahorrin. Cfare ti besh ju zuri kjo bela tani qe bemat e Tahorrit moren dhene deri ne Ameriqi.