Vendimi i Trump pas tragjedisë në Las Vegas: Do bisedojmë për ligjin mbi armët

Gazeta Dita

Pas masakrës në Las Vegas ku humbën jetën 59 persona gjatë një festivali muzike në Las Vegas, pritet të rihapet debati mbi armëmbajtjen.

Një person i armatosur me pushkë automatike goditi nga kati i 32-të i një hoteli në Las Vegas në drejtim të 22 000 personave që merrnin pjesë në një koncert të muzikës country të dielën në mbrëmje.

Kjo ngjarje, që është më e përgjakshmja në historinë e SHBA-së, shkaktoi plagosjen e më shumë se 500 personave.

“Do të flasim për ligjin mbi armët me kalimin e kohës”, i tha reporterëve presidenti amerikan Donald Trump.

Kongresmeni demokrat, Chris Murphy shkruante sot në “Washington Post” se “nuk ka shumë debat për të bërë rreth hapit të parë që duhet ndërmarrë për të ulur numrin e krimeve nga armët e zjarrit”.

“Një maxhorancë e gjerë e amerikanëve mbështesin që të ketë një kontroll të individit, nevojë për të nxjerrë leje për armëmbajtje dhe ndalim të llojeve më të rrezikshme të armëve dhe municioneve”, vazhdoi ai.

Share This Article
1 Comment
  • Nji nga kushtet.Te vendoset me ligj per garantimin e gjendjes shendetesore cdo arme mbajtesit .
    Armembajtesit duhet cdo muaj te paraqiten ne komison mjekesor per normalitet te psiqikes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *