Në këto momente shokimi kombëtar pas shpalljes së gardistëve vrasës si të pafajshëm, dy thirrje gërvishtin peisazhin mediatik. Ajo e zemrës, e djalit të njërës prej viktimave të 21 janarit: Renato Myrtaj, djali i Faik Myrtajt. “Drejtësia këtu ka vdekur”, tha ai me sy të pafuqishëm para kamerave, por shpejt ngriti kokën duke iu drejtuar Kryeministrit: “Ju mund të më vrisni dhe mua, por jo fisin tim. Drejtësia bëhet dhe ndryshe…”
Nga ana tjetër, shefi i opozitës Edi Rama, solemn, i qetë, por i vendosur në ton u adresohet shqiptarëve me fjalët: “Përgjegjësia jonë si shoqëri, është historike”.
Ka të drejtë Rama. Nuk është dufi që do të vërë drejtësi mbi 21 janarin. Janë institucionet. Por kurrsesi këto të sotmet, të cilat në më të mirin e rasteve janë të sklerozuara apo të korruptuara dhe në më të keqin, nën urdhra. Përgjegjësia e shoqërisë është historike, apelon Rama me mesazhin e qartë: nëse doni një drejtësi tjetër, votoni për alternancën.
Por përgjegjësia e kësaj opozite nuk është më pak historike. Reforma e drejtësisë është një betejë homerike. Ajo është mëma e reformave që nuk mund të tolerojë asnjë lloj improvizimi. Një pyetje: si mund të pajtojmë shtetin e së drejtës në të cilin normalisht alternanca s’duhet të prekë pushtetin e pavarur të drejtësisë, me nevojën që ka populli të mos ua shohë më fytyrën e “gjykatësve nën urdhra”?
Ky ekuacion është një kurth i vërtetë për PS-në, një shpatë Demokleu nëse ajo vjen nesër në pushtet. Edi Ramës kryeministër populli nuk do t’ia falë nëse gjykatësit do të vazhdojnë allishverishet e tyre apo me mercenarinë e tyre. Nuk do t’ia falë nëse nuk rigjykohet 21 janari. Shqiptarët, por jo vetëm ata, janë edukuar nga liderit e tyre se me alternancën, problemi edhe më i vështirë zgjidhet si me shkopin magjik. Aq i etur për ndryshim është opinioni sa harron dhe më kryesoren, ose atë detajin më të papërfillshëm në pamje të parë: qysh do të ndryshojë nesër në 300 ditë ajo që nuk ndryshoi për 20 vjet?
Përgjegjësia e vërtetë historike është një dhe vetëm një: e forcës politike që kërkon ndryshimin, që kërkon pushtetin me premtimin për një jetë më të begatë e me të drejtë. Le ta tregojë sot, para “ankandit” të zgjedhjeve, jo mbrapa, se si do të vihet drejtësia në vend. Për familjet e viktimave të 21 janarit është dhimbja.
E thellë, e pamatshme, e pangushëllueshme. Për opinionin publik është deziluzioni, është një revoltë e brendshme që të krijon padrejtësia. Por për opozitën duhet të jetë metoda e punës, përmbajtja e reformës.
A jep garanci PS-ja që jao drejtësi që përbuzi pritjen e opinionist sot, që venti pothuajse një sedër të tërë kombëtare do të bëjë të kundërtën nesër, do të ndëshkojë fajtorët në mënyrë që të shkëlqejë me forcë kujtimi dhe vepra e atyre katër të pafajshmëve?
Partia socialiste erdhi në pushtet më 1997-n pas tragjedisë së piramidave me premtimin, të gjithëve na kujtohet, se kursimet e humbura do t’u ktheheshin shqiptarëve. Një premtim që u bë kuturu dhe që i kushtoi shtrenjtë Nanos në reputacion e më pas elektoralisht.
Gabimi nuk duhet të përsëritet. Ekspertët e PS-së ta shikojnë që tani se çfarë është e mundur të bëhet pas 23 qershorit në fushën e drejtësisë që mos të krijohen shpresa false. Por gjithçka në kuadrin e shtetit të së drejtës, edhe kur populli thërret për hakmarrje. Nuk mund të vihet drejtësi duke vënë këmbë mbi drejtësinë, sado e poshtër të ketë qenë ajo. Nuk mund të vihet drejtësi duke e rivënë në urdhra drejtësinë. Sepse edhe ata që vdiqën për më shumë demokraci, nuk do ta pranonin kurrë.
Si do të mundë opozita nesër në pushtet të lajë pra turpin e mosndëshkimit të 21 janarit duke qëndruar brenda suazave të shtetit të së drejtës, duke lënë në poste ata gjyqtarë?
Vetë nuk e kam përgjigjen. Nuk është reformë e thjeshtë të reformosh një pushtet të pavarur. Duhet filluar së menduari që tani. Është biles pak vonë.
A ka dëgjuar ndonjëherë Rama për juritë popullore si në SHBA? Zor se një drejtësie të tillë do t’i kishin shpëtuar fajtorët e 21 janarit. Por ky variant, si dhe shumë të tjerë për të reformuar një drejtësi të qelbur nga koka, mendohen, studiohen, peshohen jo në katër muaj fushatë, por në katër vjet opozitë. Kanë ikur tetë vjet tashmë, ku vetëm numërojmë atentatet që i bëhen demokracisë, dhe jo reformat që nevojiten të bëhen. Sa shpejt ikën koha.
Sa për kryeministrin, i madhi Shefqet Musaraj do të kishte qeshur me këtë epope të re berishiane po të kishte rastisur në konferencën e tij të shtypit. “Nuk e kam për zakon të komentoj vendimet e drejtësisë”, deklaroi me dorë në zemër Berisha, me vetëkënaqësinë e liderit që të tregon se e njeh në majë të gishtave ndarjen e pushteteve. Harroi ai që as ish-prokurorja Ina Rama s’e kishte zakon ta trajtonin për lavire bulevardesh, aq më pak nga goja e atij që supozohet të garantojë ndarjen e pushteteve respektimin e institucioneve. Një përgjegjësi historike do të jetë padyshim edhe ajo që t’i harrojmë këto episode tragjikomike të tranzicionit të pafund shqiptar.
Qe kur je bere cun i mire ti mo mut?
Ne nje shoqeri te korruptuar deri ne qelizen me te vogel: ne administrate, ne shkolla e universitet, çfare reforme mund ta çrrenjose korrupsionin? Kjo do te jete fusha e betejes e Qeverise se ardhshme. Eshte nje sistem i tere per t’u çrrenjosur. E ju qe jetoni ne perendim e kuptoni edhe me mire.
Sa i takon artikullshkruesit, Betejat behen ne fushen e betejes dhe jo beteja virtuale. Por ai ka te drejte kur thote se nuk offrons zgjidhje…..asnje nuk jemi te afte ne keta kushte……
Mjaft me orjentime e mosbesim.
Kam besim se nuk do te perseritet falja e Nanos per ’97.
Populli eshte i etur per drejtesi dhe kjo do te vendoset jo me urdher por me zbatim te ligjit nga nje drejtesi e reformuar qe nga qeliza e saj.