Vendimi, nga sot ky vend i jep fund përdorimit të detyruar të maskave

time

Teksasi i dha fund të mërkurën, një urdhri që detyronte mbajtjen e maskave në të gjithë shtetin si dhe kufizonte numrin e personave që ndodhen njëkohësisht brenda një biznesi, vendim që disa e shohin si liri e të tjerë si marrëzi.

Gjithsesi në praktikë pjesa dërrmuese e Teksasit e ka zbatuar rrallë urdhrin për mbatjen e maskave gjatë vitit të kaluar.

Teksasi ishte një nga shtetet e para që rihapi ekonominë pas valës së parë të rasteve me koronavirus majin e kaluar dhe shteti i dytë më i populluar i vendit që udhëhoqi sërish këtë prirje javën e kaluar kohë kur Guvernatori republikan Greg Abbott njoftoi lehtësimin e kufizimeve mes rënies së numrit ditor të infeksioneve të reja me COVID-19 dhe shpërndarjes së vaksinave.

Këshilli i qytetit Austin votoi për të detyruar mbajtjen e maskave, por nuk dha detaje se si do të zbatohej kjo. Anëtarët këshillit sfiduan hapur zyrtarët e shtetit, duke rrezikuar që këta të fundit të ngrejnë padi ndaj qytetit.
“Në Austin, ne jemi të përkushtuar për të shpëtuar jetë”, shkruante anëtari i këshillit të qytetit Greg Casar në Twitter.

h.b/dita

Share This Article
2 Comments
  • Guvernatori republikan Greg Abbott eshte pasues i Donald Trump-it, ish-Presidentit Cinik qe nuk i behej vone per vdekjet e njerezve, por kujdesej te mos demtoheshin bizneset. Nga ana tjeter ehd kalimi ne masa ekstreme shtetrrethimi sic beri Edi Rama me Policine e Shtetit me 12 mars 2020, coi ne renien drastike te prodhimit dhe cilesise se jeteses.

  • Vendim i duhur, megjithate mbajtja e maskes eshte dicka personale e nuk mund te mandatohet me ligj.

    Gjobat e presioni per masken jane veprime kriminale e njerezit duhet ti injorojne e mos ti paguajne.

    Asnje nuk ka te drejte qe tu thote se c’fare duhet te vishni ne trupin tuaj. Kush trembet nga Covidi le te mbaj 10 maska po deshi. Problemi e zgjedhja e tij.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *