Ministri i Drejtësisë i bën thirrje gjyqtarëve të denoncojnë nëse ka presione politike, por sqaroi se nuk kishte dijeni përsa i takon këtyre presioneve lidhur me vendimin për kryepolicin e shtetit, Haki Çako.
Kjo është përgjigjja e ministrit Manjani lidhur me pyetjen e gazetarëve për akuzat e presioneve ndaj gjyqtarëve lidhur me kthimin në detyrë të drejtorit të policisë së shtetit Haki Çako.
“S’kam dijeni për presione politike, por si ministër i Drejtësisë nxis të denoncojë nëse ka presione politike. Askush nuk mund të fshihet pas alibive reciproke. Vendimi i gjykatës është vendim dhe nuk kometohet. Nëse arsyet që e kanë çuar në vendim janë ekstra atëherë duhen parë.
Përgjimet?
“Në dijeninë time hetimet vazhdojnë dhe vazhdojnë me shumë intensitet. Unë vetë kam çuar letërporosi për prokurorinë italianë për të thelluar hetimet”
Gjyqtarët janë të pavarur në vendimet e tyre, drejtësia prokuroria dhe gjykatat i kanë borxh të sqarojnë të vërtetën
Çdo kush jashtë gjykatës që përpiqet të sqarojë gjërat që shqetësojnë opinionin publik nuk bën mirë.. nëse një ka faj ose jo dikush duhet ta japë drejtësia”/ORANEWS

Ja pra qe krisma nuk ka patur…Por edhe ne ka patur kane qene larg…!
Germo o Tare leshi germo, se e di vete se ç’ke per te gjetur.Nuk e kuptoj se per çfare hetiemsh flet ky tellalli i Ilir Floirirt alias Metes. Nuk e kuptoj sepse kuptova fare mire dekleraten per te disaten here te perfaqesuesve me te larte te shtetit italian, se nuk eshte kryer kurrfare pergjimi. Pergjimi eshte ne mendjen e çoroditur te mikut te Ilir Metes dhe ketij Manjanit, autorit te sa e sa pergjimeve dhe kurtheve per qytetaret shqiptar, serial killerit me mandat deputetit dhe tellallit antikushtetues per armatosje dhe lufte civile, Sali Ram Shiqere Berisha.