Vendimi për djegien e mandateve, Murrizi zbulon çfarë tha Berisha gjatë mbledhjes

DITA Online

Deputeti Myslim Murrizi në Abc News, tregoi se ish-kryeministri Sali Berisha ka qenë në të njëjtën linjë me të kur është kryer mbledhja e grupit parlamentar të PD-së për djegien e mandateve.

Sipas Murrizit, Berisha gjatë takimit është shprehur për djegien e mandateve se ndërkombëtarët do jenë kundër dhe se ky është një vendim i ashpër.

Në qëndrimin formal edhe gjatë mbledhjes së grupit parlamentar, unë nuk e di se çfarë flitet nën tavolinë mes tij dhe Bashës, por që të jem i hapur ka qenë gati-gati në të njëtën linjë me të fjalës sime gjatë mbledhjes së grupit parlamentar për dorëzimin e mandateve.

Ka thënë që “ndërkombëtarët do t’i kemi kundër. Ky është një vendim i ashpër, luhet all-in, për të gjitha. O i humb, o i merr të gjitha”. Kanë qenë 13 deputetë që folën kundër djegies së mandateve në atë grup parlamentar.

Nëse ne morëm një vendim kundër asaj që linçoi kryetari i PD-së të dielën i bie që kryetari të japë dorëheqjen. Në grup ka folur gati-gati në linjën time. Ajo që unë shikoj nga PD është që ka probleme që nga 2013 ka një krizë besimi”, tha Murrizi.

Myslim Murrizi nuk pranoi që të digjte mandatin e tij të deputetit. Për këtë arsye, Partia Demokratike vendosi ta përjashtojë. Ndërkohë një javë më parë, deputetët votuan që ai të ishte nënkryetar i Kuvendit.

v.l/ Dita

Share This Article
4 Comments
  • Boll mire, besa ti.
    Na ikme per lesh.
    Tan jeten me marrina.

  • Djegia e mandateve ishte shpikje ekskluzive e shpellarit serb te Vicidolit , qe e ka shprehur kohe me pare dhe jo e konkubines Lulushe , e cila nuk beri asgje tjeter , vetem se konformoi idene e bajraktarit ! Kush beson se Lulushja eshte vertet kryetare e PD-se , eshte vertet i mangut nga trute .

  • Djegja e Mandateve oksigjeni dhe Jetgjatesi per Ramen. Perendimi nuk e kupton djegje mandate Sh dhe mos marrje pjese ne Zgjedhje pd I ka bere nder edi rames.

  • Vendim i drejte.PD ose duhej te rrinte ne parlament te luante kllounin e Rames,o duhej te largohej perfundimisht nga ajo salle qe ka degraduar ne dhome orgjish politike. Nese PD ndonjeher ka kryer ndonje akt me nje moral te lart politik, ky eshte akti me dinjitoz. Nderkombetaret e kuptojn shum mire, dhe shume shpejt do te konkretizohet edhe qendrimi i tyre pro opozites.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *