Vendimi për kalimin e truallit të Teatrit në pronësi të Bashkisë, Veliaj nga Tokio: Vazhdojmë me procedurat për ngritjen e godinës së re

Ornela

Vendimi i Qeverisë, i cili kalon në pronësi të Bashkisë së Tiranës truallin e Teatrit Kombëtar, u mirëprit sot nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili u shpreh se kjo i hap rrugë projektit të ri, për ndërtimin e një teatri modern në kryeqytet.

Nga Tokio, ku sportistët tanë garojnë për Lojërat Olimplike, Veliaj u shpreh se kalimi i pronës tek Bashkia e Tiranës mundëson vazhdimin me procedurat për ndërtimin e Teatrit.

“Është reflektim i vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ta bërë siç duhet VKM-në e Teatrit, duke qenë se teatri i vjetër fizikisht nuk ekziston, është vetëm trualli ai që kalon dhe jo trualli me një ndërtesë që tani nuk ekziston më. Është korrektuar sipas Gjykatës Kushtetuese kalimi i pronës tek Bashkia e Tiranës, që na mundëson të vazhdojmë me procedurat për ndërtimin e Teatrit,”.

Veliaj tha se Vendimi i Këshillit të Ministrave nuk bie ndesh me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Nuk bien ndesh me njëra-tjetrën. Meqë jemi në Tokio, ajo që kam kuptuar në vende të tilla është se kombet ecin përpara kur nuk bllokohen projektet e mëdha, kur nuk bllokohen Lojërat Olimpike, kur nuk bllokohet viti ku Tirana është Kryeqyteti i Rinisë, ku nuk bllokohet një stadium, kur nuk bllokohet një Teatër. Tani që jemi në një stadium këtu në Tokio, shoh se nuk është një stadium aq ndryshe dhe aq më i madh se stadiumi Arena Kombetare. E vetmja diferencë është që ne e bëjmë progresin me shumë dhimbje dhe me shumë forco, ndërkohë që në vendet e zhvilluara ka një dakordësi të politikës që të bëhen stadiumet, të bëhet infrastruktura, të bëhen autostradat, të mos pengojmë njëri tjetrin. Kjo është e vetmja gjë që na dallon, vetëm mentaliteti,” deklaroi Veliaj.

Veliaj u shpreh se ndodhet në Tokio për të mbështetur ekipin olimpik shqiptar.
“Aty ku ka investuar Bashkia e Tiranës, kemi nxjerrë përfaqësues olimpikë. Ajo që do duhej të ndodhte dhe kjo është një ftesë për të gjithë kolegët e mi të bashkive, të vazhdojnë ta rrisin pak buxhetin e sportit, të investojnë në talente, të fillojnë dhe të shikojnë kush janë më të mirët në klasat sportive. Ajo që ka ndodhur në Bashkinë e Tiranës është që, ku kemi investuar për sportin, ia kemi parë hajrin. Si kur kemi investuar në futboll dhe kemi dhënë premium dhe kanë ardhur kupat në Tiranë, ashtu dhe kur kemi investuar dhe në sportin elitar. Sigurisht që, interesi kryesor i Bashkisë së Tiranës nuk është 9-ja olimpike. Padyshim që jam shumë krenar që të 9-të janë të Bashkisë së Tiranës, por krenaria jonë më e madhe janë djem dhe vajza e vegjël që ndoshta nuk do bëhen lojëtarë olimpiadash, por që kalojnë kohën nëpër palestra e reja që janë bërë, rrinë larg veseve, rrinë larg rrugës, janë ambiente të sigurta,” deklaroi ai ndër të tjera.

o.j/dita

Share This Article
5 Comments
  • Se c lidhje ka Lali Tallavaja per te shoqeruar ekipin olompik ne Japoni vetem ky debili nuk na e shpjegon dot . ketu SPAK le ta hetoje per shperdorim te fondeve
    Sa per token e teatrit Kushtetuesja Nje nga nenet thote se :
    Bashkisë Tiranë i ndalohet të ndryshojë destinacionin e pasurisë së përcaktuar në pikën 1, të këtij vendimi, ta tjetërsojë atë apo t’ua japë të tretëve në përdorim
    Po qe se kjo prone I kalon Bashkise me pas qeveria nuk ka asnje mundesi ti imponohet asaj se cfare duhet te beje me kete toke , keto jane per te hedhur hi syve per momentin, me vone lali eri e ben ci do qejfi pra RUSH E KUMBULLA DHE FIQ te cilat I ka qejf shume se ka nostalgjine e biznesit te tij te pare
    Tani nuk po e kuptoj kjo qeveria jone qe pi hashash apo nuk e di se cfare tjeter a e ka lexuar vendimin e kushtetueses se :
    Gjykata Kushtetuese, rrëzoi vendimin e qeverisë në vitin 2020, që e kalonte pronësinë e truallit të Teatrit nga Ministria e Kulturës te Bashkia e Tiranës,
    Pra ajo e ndalon qe KY TRUALL TI KALOJE BASHKISE , atehere eshte mire qeveria apo po kalon ne ekstaze nga drograt qe ka legalizuar lideri yne I perndritur dhe ja u jep me racion bashkepunetoreve te tij per rekreacion

  • Pse paska displine garimi per super mashtruset Japonia. Ishalla kthehesh me medalje ari je shume i pergatit kemi besim te ty.

  • Sikunder deri tani, Bashkia do te beje vetem perpara. Ata qe dolen kunder parkut te lojerave te femijeve te Liqeni, ata qe dolen kunder ndertimit te Stadiumit, ata qe dolen kunder ndertimit te Bulevardit te Ri, ata qe dolen kuder restaurimit te Pazarit te Ri, ata qe dolen kunder projektit te Shqiponja etj. etj., serish do te deshtojne dhe do te mbeten si kujtime te hidhura prej njerezish anadollake. Teatri i ri do te ndertohet, siç do te ndertohen edhe shume e shume objekte te tjera nga lali Eri, nga ky njeri me vizion te gjere. Shqiperise anadollake i ka ardhur fundi. Shqiperia eshte me fytyre drejt Perendimit dhe vazhdon drejt Europes.

  • Kesaj i thone Stambolli digjet e kurva krihet..
    Lali shkon e na del ne TV nga Tokio se ka para nga taksat e qytetareve te varfer, te tjere shkojne ne ndonje shtet te larget per te shpetuar ndonje lope apo vic nga zjarri i veres….Populli ne Shqiperi …po kenaqet… duke bere banjo dielli nen temperatura 40 grade me cmime te larta qe po konkurojne edhe faturat e Ronaldos se ministrit te Turizmit…..apo ndonje zv. Ministreje …U pika..pika do thoshte halla e Mato Grudes.

  • Mjaft me me deklarata politike e rritjen e vleres se prones..dmth…rritjen e cmimit te apartamenteve ne Tirane….Keto nuk u sherbejne interesave te popullit qe perben shumicen ,por pakices se pasuruar me korrupsion.
    Tani ndertoni teatrin pa humbur kohe e pa na bere deklarata nga Tokjo apo Honolulu…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *