Vendimi për nëpunësin civil; kush lirohet nga detyra?

redaktor

Ekzekutivi shqiptar ka vendosur dje 7 pikat kryesore se si do të operohet me nëpunësit civil, tranferimin e përhershëm dhe të përkohshëm, pezullimin apo lirimin nga shërbimi civil. Një pikë mjaft e debatuar kjo për shumë muaj me radhë, por qeveria shqiptare zbardh hap pas hapi se si do të procedohet me punonjësit që gëzojnë statusin e nëpunësit civil. Kështu në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 48, pika 7, 50, pika 6, 51, pika 3, 52, pika 4, 56, pika 5, 66, pika 5, e 69, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, me propozimin e ministrit të Punëve të Brendshme dhe të ministrit të Shtetit për Inovacionin dhe Administratën Publike, Këshilli i Ministrave vendos të rregullojë procedurat për transferimin e përhershëm dhe të përkohshëm të nëpunësve civilë, pezullimin nga shërbimi civil të nëpunësve civilë, lirimin nga shërbimi civil për nivelin ekzekutiv, të ulët dhe të mesëm drejtues.

Si lirohesh nga Shërbimi Civil?

Sipas vendimit të djeshëm të qeverisë nëpunësi civil lirohet nga shërbimi civil për shkaqet e parashikuara nga neni 66, i  ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”, me deklarimin e njësisë së burimeve njerëzore të institucionit, ku nëpunësi ushtron detyrën. Në rastin e institucioneve të administratës shtetërore, njësia e burimeve njerëzore njofton DAP-in për vendimin e lirimit nga shërbimi civil të nëpunësve të kategorisë ekzekutive, të ulët apo të mesme drejtuese, brenda 3 (tri) ditëve pune nga data e marrjes së vendimit. Lirimi nga shërbimi civil bëhet automatikisht menjëherë pas dy vlerësimeve negative radhazi nga njësia e burimeve njërëzore dhe i njoftohet menjëherë nëpunësit. Nëpunësi civil lirohet nga shërbimi civil kur bëhet i paaftë përgjithmonë për të kryer detyrat për shkak të gjendjes shëndetësore. Paaftësia shëndetësore përcaktohet nga njësia e burimeve njerëzore, në bazë të certifikatës së kontrollit shëndetësor dhe sipas kritereve të paaftësisë shëndetësore. Nëpunësi civil është i detyruar të paraqesë deri më 10 janar të çdo viti pranë njësisë së burimeve njerëzore të institucionit certifikatën e kontrollit shëndetësor. Njësia e burimeve njerëzore deklaron vendimin për lirimin nga shërbimi civil të nëpunësit civil për të gjitha rastet e parashikuara në nenin 66, të   ligjit nr.152/2013, menjëherë me konstatimin e tyre. Të drejtën për të propozuar pranë njësisë për burimet njerëzore lirimin nga shërbimi civil të nëpunësit civil e ka edhe eprori direkt. Në këtë rast, njësia e burimeve njerëzore deklaron vendimin për lirimin nga shëbimi civil të arsyetuar 3 (tri) ditë pas propozimit të eprorit direkt.

Kur pezullohesh nga statusi i nëpunësit civil? 

Sipas Qeverisë shqiptare pezullimi i marrëdhënies në shërbimin civil bëhet: a) Për shkak të njërës prej arsyeve të pezullimit, sipas nenit 54, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”;            b)  Me kërkesë të vetë nëpunësit; c) Në rastin e procedimit disiplinor sipas pikës 6, të nenit 59, të ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”. Pezullimi i marrëdhënies në shërbimin civil për shkaqet e parashikuara në nenin 54, të  ligjit nr.152/2013, “Për nëpunësin civil”,  bëhet me konstatimin e shkakut të ligjshëm të pezullimit nga njësia e burimeve njerëzore. Për TND-në, konstatimi i pezullimit bëhet nga DAP-i me marrjen dijeni për shkakun e pezullimit.

Kur bëhet transferimi i përkohshëm?

Nëpunësi civil mund të transferohet përkohësisht në një pozicion tjetër të shërbimit civil të së njëjtës kategori, sipas rastit, përkatësisht brenda administratës shtetërore, brenda njësisë përkatëse të qeverisjes vendore dhe brenda institucionit përkatës të pavarur: a) në interes të institucionit, deri në 6 (gjashtë) muaj me/ose pa ndërprerje, gjatë 2 viteve; b) për përmirësimin e rezultateve të tij, deri në 3 (tre) muaj pa ndërprerje gjatë 2 viteve; c) për arsye të përkohshme shëndetësore apo gjatë shtatzanisë, në bazë të ligjeve në fuqi të përcaktuara nga komisioni përkatës, për aq sa është e nevojshme sipas vendimit të komisionit përkatës. Transferimi i përkohshëm nuk bëhet për nëpunësit civilë në periudhë prove dhe në kuptim të pikës 2, të këtij vendimi, në periudhën 2-vjeçare të viteve të punës nuk përfshihet koha e periudhës së provës. Po kështu nëpunësi civil mund të transferohet për përmirësimin e rezultateve të tij në bazë të planeve vjetore të mobilitetit brenda institucionit dhe në bazë të planeve vjetore të mobilitetit të përgjithshëm për administratën shtetërore.  Transferimi bëhet me kërkësë të tij dhe të eprorit direkt ose me kërkesë të secilit prej tyre dhe miratohet nga njësia përgjegjëse.  Plani vjetor i mobilitetit, në kuptim të kësaj pike, është plani i transferimeve të përkohshme në rast të nevojës së institucionit ose përmirësimit të rezultateve në punë.

Kur bëhet transferimi i përhershëm?

Transferimi i përhershëm është caktimi i detyrueshëm i nëpunësit civil në një pozicion tjetër të shërbimit civil, në rastet e: a) gjendjes së paaftësisë shëndetësore për të kryer detyrat e pozicionit të mëparshëm; b) shmangies së një konflikti të vazhdueshëm interesi; c) përfundimit të pezullimit,  kur  pozicioni i mëparshëm është i plotësuar përfundimisht. Për institucionet e administratës shtetërore, DAP-i merr vendim brenda 30 (tridhjetë) ditëve nga data e paraqitjes së kërkesës nga eprori direkt ose nëpunësi civil dhe vendos për transferimin në një nga këto institucione: a) në një pozicion tjetër të të njëjtit institucion, ku nëpunësi civil është i emëruar; b) në institucionet e varësisë së institucionit ku nëpunësi është emëruar; c) në një institucion tjetër të shërbimit civil.

 

Çfarë thotë neni 66 për lirimin nga shërbimi civil?

Marrëdhënia në shërbimin civil përfundon nëpërmjet lirimit në këto raste: a) për shkak të refuzimit të pajustifikuar të nëpunësit për të pranuar transferimin e përhershëm, sipas neneve 50, 51 dhe 52 të këtij ligji; b) kur nëpunësi deklarohet i paaftë për punë nga komisioni kompetent mjekësor, sipas ligjit; c) pas dy vlerësimeve “jokënaqshëm”, për dy vite radhazi, të rezultateve në punë; ç) kur nëpunësi ushtron të drejtën për pensionin e reduktuar të pleqërisë, sipas ligjit; d) kur nëpunësi civil gjendet në një situatë të konfliktit të vazhdueshëm të interesit, të deklaruar nga vetë nëpunësi dhe, sipas ligjit, nuk merr masat e parashikuara për shmangien e konfliktit të interesit brenda afatit të përcaktuar apo nëse transferimi në një pozicion tjetër nuk do të mënjanonte gjendjen e konfliktit të vazhdueshëm të interesit; dh) kur nëpunësi jep dorëheqjen nga detyra; e) kur nëpunësi i nivelit të lartë drejtues anëtarësohet në një parti politike ose kur nëpunësit e niveleve të tjera bëhen anëtarë të organeve drejtuese të një partie politike; ë) në çdo rast tjetër, të parashikuar nga ligji. Anëtari i TND-së lirohet nga shërbimi civil kur nuk është caktuar në një pozicion të rregullt për të paktën 8 muaj në një periudhë 5-vjeçare.

Share This Article
4 Comments
  • Nuk e lexova shkrimin ne fjale, per arsye, se e kam shume te qarte, se si duhet vepruar, ne rastet, kur nje qeveri e zellshme per te bere me te miren, vjen mbas nje qeverisje, totalisht arrogante, hajdute, me nje administrate, totalisht te paafte dhe gjakpirese.
    Jo une, por shumica e popullit, skane nevoje te lexojne kete shkrim, qe eshte shume i rendesishem per informimin, por te gjithe e dime se si duhet te veproje, qeveria ndaj ish administrates se vjeter.
    E THJESHTE: TE PUSHOHEN TE GJITHE NGA PUNA, GATI GJYSMA DUHET CUAR PARA DREJTESISE, PER TE DHENE LLOGARI, PER BEMAT E TYRE.
    Per nje gjendje te jashtezakonshme, duhen masa te jashtezakonshme.
    Duhet me ne fund, qe zyrtarja, mos te kete per CV, bukurine dhe minifundin, duke ekspozuar shalet e gjata, te ngjyrosura nen efektin e rrezeve artificiale.
    Duhet me ne fund, qe vendet ne administrate, mos ti kapin debilet e familjeve, te nje zyrtari.
    Me ne fund, duhet konkurenca, ku me te aftit, te punesohen, se kur nje i e afte, punesohet, puneson edhe ata qe kerkojne nga keta zyrtare pune, ose zgjidhje te nje halli.
    Dua me te miren, ate qe vete e shoh perdite, ne zyrat e ketij shteti ku jetoj, ku pa njohur asnje, mbaroj pune, ne menyren me te mire dhe me te kulturuar.
    Gjithmone kur jap nje mendim, marr parasysh edhe pervojen time, qe kam me zyrtare te vendit ku banoj.
    Kete muaj, kam punesuar 5 shqiptare, te ardhur nga Italia per shkak tekrizes, profesioniste dhe shume punetore, arrita me keta zyrtare qe punojne ne zyrat e emigracionit, te mbaroj pune, pa asnje problem, pa futur doren ne xhep.
    Dikush me keshilloi merru pare, kete qe po ben ti, mund te marresh deri ne 5000 euro per koke, por keshtu jam gatuar, mbaroj pune me keta zyrtare teper profesioniste dhe korrekte, qe edhe mua me kane futur ndjenjen e ndershmerise.
    Per kete jam shume radikal, me administraten e djeshme, se dua nje administrate perfekte dhe mundesite i kemi, ashtu sic e ka ndertuar ky shtet ku jetoj, nje administrate perfekte dhe funksionale, perse mos ta bejme edhe ne.
    Njerez profesioniste dhe te ndershem kemi, prandaj te shkarkohen te gjithe dhe te futen nen filtrin e ndershmerise dhe aftesise, administratae re.
    Tu hapet rruga edhe asaj kategorie, qe deri dje jane pare si njerez te dores se dyte, te paafteve ndoshta per te ecur si gjithe te tjeret, por qe mendjen e kane shume me te zgjuar se edhe disa ish ministra dallkauke te ish qeverise Berisha.
    Uroj qe mbas 23 vjetesh, te rifitojme dinjitetin.

  • jam plotesisht dakort me vleresimin qe jep horri i bulevardit(ne thonjeza)dhe shqipetaret e kane bazen morale dhe ligjore ne te dy sistemet shoqerore qe kaluam. Ne qoftese ne socializem ligjet zbatoheshin me hir apo pahir por ama zbatoheshin nga administrata dhe drejtesia por ne duhet te gjejme difektin kryesor ku e kemi.Per mendimin tim administrata civile filloi te shthuret gradualisht e te korruptohet pikerisht kur sistemi i drejtesise u fut nen kthetrat e partive qe qeverisnin vendin.Renja e pavaresise se sistemit te drejtesise ,perfshi ketu edhe masakrimin e figures se ushtarakut beri qe njerezit te mos pyesin me a ka shtet dhe ligje a ska.Mund te them me bindje se e gjithe kjo kasaphane eshte bere per te zhvatur, keqperdorur e vjedhur te mirat materiale qe ky popull krijoi me nje pune vetmohuese per tu a lene brezave qe vijne.Me keto qe u bene ne vendin tone ne po u leme brezave te ardheshem shkretetiren dhe nje shembull te keq qeverisjeje,nje kulture te dobet jetese dhe nje mungese perspektive per te ardhmen.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *